Analiza

JUAN CARLOS / 1500 dashnore dhe 35 vjet pa gruan ne shtrat

E gjithë bota po flet për të. Bëhet fjalë për mbretin Juan Carlos të Spanjës, që vendosi të abdikojë, duke i lënë fronin të birit, Felipe. E ndërsa të gjithë flasin për një mbret popullor, që realizoi një tranzicion të vështirë për Spanjën pas vdekjes së diktatorit Gjeneral Franko, disa media flasin për martesën e tij. Vitet e fundit, reputacioni i tij kishte njohur rënie për shkak të një skandali korruptiv të vajzës dhe dhëndrit, por edhe sepse ai ishte fotografuar duke gjuajtur elefantë në safari.

Megjithatë, një akuzë i ka qëndruar gjithmonë mbi kokë atij, ajo se ishte më shumë se i fiksuar pas femrave. Dy vjet më parë, një libër shkatërrimtar, tregonte se Juan Carlos kishte shkuar me më shumë se 1500 femra. Mes tyre, edhe ish- princesha e Britanisë, Diana. Në Madrid tashmë është një sekret i hapur fakti se ai nuk ndan krevatin me gruan e tij.

Në vitin 2012, u raportua se çifti nuk flinte në një krevat prej 35 vitesh. Sipas librit të Pilar Eyre, poshtërimi më i madh për gruan e tij, Sofia, vëllai i të cilës është mbreti Konstantin i Greqisë, që jeton në mërgim në Londër, erdhi pak muaj pasi Juan Carlos u bë mbret.

Ai kishte punësuar një berber të ri dhe ishte parfumosur aq shumë, sa ajo ishte e bindur se po e bënte për një të dashur. Por ai i tha se po shkonte në gjueti pranë Toledos, me një grup meshkuj. “Mos hajde, do mërzitesh,” i tha ai.

Sofia vendosi që t’i bëjë një surprizë, duke shkuar natën në fermë së bashku me fëmijët. Hapi derën, shmangu me shpejtësi shërbëtorët, kapërceu nga dy shkallët dhe e kapi të shoqin në flagrancë me një yll të kinemasë spanjolle. Por ky zbulim nuk ndryshoi gjë në sjelljen e tij. Megjithatë, Juan Carlos ishte një mbret plot sharm dhe me këmbë në tokë. Një tifoz i futbollit, ai ishte edhe në finalen e fundit të Champions League mes Real dhe Atletico. Pëlqen që të shkojë në restorante të hapur dhe mbërrin atje duke i dhënë motoçikletës së tij.

Pas bombave në Madrid në vitin 2004, ai i emocionoi të gjithë, kur u fut mes njerëzve dhe nisi t’i përqafonte dhe t’i puthte në faqe. Suksesi i tij i parë ishte kalimi i vendit nga diktaturë në një sistem demokratik parlamentar. Gjashtë vjet më vonë, i rezistoi një grushti shteti. Më pas, erdhën ditët e arta për një mbret, abdikimi i të cilit ka pushtuar faqet e para të gazetave në mbarë Europën. /TemA (gazetatema.net)/

article-2646700-1E6A316500000578-886_634x348 article-2646700-1E6B37D000000578-0_306x423 article-2646700-1E699C9F00000578-231_634x407 juan-carlos1

Leave a Reply

Back to top button