Analiza

Julian Assange: “Së shpejti do të le Ambasadën e Ekuatorit”

assangeMartin Untersinger dhe  Grégor Brandy
Le Monde
Julian Assange njoftoi sot se “së shpejti ai do të linte ambasadën e Ekuatorit” ku ndodhet i strehuar  qysh prej dy vitesh , por ka refuzuar të japë më tepër hollësira. Herët në mengjes, kanali Skynews ka pohuar se themeluesi i Wikileaks do të njoftonte largimin e tij nga ambasada e vëndit që i dha atij strehim politik për arsye të problemeve të shëndetit. Duke pranuar se po vuan nga izolimi, Julian Assange ka theksuar se largimi i tij nuk kishte asnjë lidhje me “arsyet e dhëna  nga shtypi”.
“Dy vite të humbura për të gjithë”
Bashkëthemeluesi i Wikileaks, i cil ka një mandat arresti evropian të lëshuar nga Suedia në kuadër të akuzës për sulme seksuale, u shpreh në kuadër të një konference në mjediset e ngushta të ambasadës, në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme të Ekuatorit, Ricardo Patino.
“Të drejtat e mia nuk janë respektuar”, ka denoncuar Australiani, duke kujtuar se gjithmonë nuk është akuzuar zyrtarisht në Suedi, por vetëm është kërkuar të merret në pyetje.
Ministri ekuadorian ka përmendur nga ana e tij reformat juridike të kohëve të fundit të zbatuara në Britaninë e Madhe, duke pohuar se “do të kishte të ngjarë që autoritetet britanike ta hidhnin poshtë kërkesën e ekstradimit të Assange nëse ajo do të ishte bërë sot». Ai sërish ka pohuar se vëndi i tij do të vazhdonte të siguronte e Julian Assange dhe ka denoncuar ngërçin në të cilin gjindjet kjo çështje:
“Dy vite kemi humbur të gjithë. Drejtësia nuk u dha për asnjeri. Kjo situatë duhet të përfundojë, këto dy vite kanë qenë shumë të gjata. Ne do të vazhdojmë të jemi në dispozicion të autoriteteve britanike dhe suedeze  për të gjetur një zgjidhje  për situatën e  Julian Assange”.
Qysh prej disa javësh debati është gjallëruar në Britaninë e Madhe lidhur me koston e ruajtjes të Assange. Avokati suedez i Assange ditën e hënë njoftoi gazetën britanike Guardian se është depozituar një thirrje në gjykate.

Leave a Reply

Back to top button