Analiza

Jupe-Sarkozi, “lufta” është shpallur

Nga Alain Auffray

Sarko Jupe

Alen Jupe (ish ministri i jashtëm), u fërshëllye shumë nga turma sarkoziste kur kujtoi zgjedhjet primare si një rregull i zakonshëm i të djathtës, domethënë nevojën e një “primareje të hapur”, për të caktuar kandidatin e së djathtës dhe të qendrës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017: incidenti do të lejë gjurmë. Në rrethin e afërt të kryetarit të Bordosë, e kualifikojnë këtë skenë si shumë domethënëse. Të pranosh turpshëm se lufta është e bukur dhe që u deklarua me të vërtetë. Ajo që nuk ishte vetëm ankth i paqartë, është bërë, qysh prej të shtunës, pothuaj një siguri: larg paqësimit të familjes, zgjedhja shumë e mundshme e Nicolas Sarkozy në krye të Partisë UMP do t’i acaronte tensionet që minojnë të djathtën, qysh kur ish kryetari i shtetit më 6 maj të vitit 2012, u tërhoq nga jeta politike.

Qëllimi i luftës është gjithmonë i njëjti: bëhet fjalë për t’i zënë rrugën atyre që kanë guximin të pretendojnë të imponohen si lideri i ri i të djathtës. Në vitin 2012, u përpoq me të gjitha mjetet, të ngjitej Cope (kryetari i partisë UMP) për të dobësuar Fillon (ish kryeministër). Në vitin 2014, duhet të denigrohet parimi i primareve për të penguar Jupe të kapë kryesinë, ndërkohë që fryn në opinion një Jupe me mani shqetësuese.

Autobuzë Baske dhe Bretonas

Kandidat i deklaruar në të ashtu quajturën primare, njeriu i të djathtës i preferuar i francezëve priti të shtunën në qytetin e tij kandidatin për në kryesinë e partisë dhe më tepër se 4000 simpatizantë të tij. A kishte rënë në një grackë Jupe? Brice Hortefeux (ish Sekretar i Përgjithshëm i Elizesë) bëri të paditurin në intervistën e dhënë Radios Europe 1. Ku qëndron gracka, që “kryetari i bashkisë së Bordosë foli përpara anëtarëve të qytetit të tij”?.

Në realitet, miltantët bordolezë ishin shumë në pakicë. Për të treguar forcën, rrjetet sarkoziste ishin grumbulluar me përforcime të mëdha autobuzësh të ardhur nga të gjitha rajonet e Francës, nga Perëndimi, nga vendi i Baskëve, deri në Bretanjë. Fërshëllyesit e ditës së shtunë janë pa dyshim mjaft përfaqësues të elektoratit të thirrur për të zgjedhur të shtunën e ardhshme, padronin e ri të UMP-së: militantët sarko-kopeistë nuk kishin asnjë dyshim për puç apo që do të dekurajoheshin nga afera Bygmalionit. Asnjë dyshim, për këto militantë, kryetari i partisë që ata do të zgjedhin të shtunën e ardhshme është gjithashtu, sigurisht, kandidati i tyre për zgjedhjet e vitit 2017. Ata nuk duan të dëgjojnë të flitet për këtë gjë që, nuk është gjë tjetër në sytë e tyre, veçse një armë anti-Sarkozy e vërtitur nga disa heretikë, sidomos François Fillon, Xavier Bertrand dhe Alen Jupe. Siç e bën në çdo takim të tij, Sarkozi shpalli në Bordo, se do të kishte “sigurisht” një primare për të caktuar, kandidatin e së djathtës për zgjedhjet presidenciale. Me buzëqeshjen e tij dhe me një ngritje të fortë të shpatullave, ai vetëm sa dëfrehet kur dëgjon të thonë se ai i druhet garës, të cilën edëshiron aq shumë!

“Një grumbullim i Madh”

Gjithsesi duhet thënë se Sarkozia i frikësohet zgjedhjeve primare. Jo vetëm se ai mund t’i humbasë, por gjithashtu sepse ato mundet ta bezdisin atë qysh në javën e ardhshme, në ndërtimin e një partie të re që ai pretendon të mishërojë.Jupe, Fillon, Bertrand, dhe të gjithë aletatët e tyre kanë paralajmëruar se ato nuk do të mirrnin pjesë në  “grumbullimin e madh” që festojnë tashmë sarkozistët, pa patur garanci të forta mbi organizimin e primareve. Presidenti i Senatit Gérard Larcher (simpatizant i ish kryeministrit Fillon) i dha tonin javën e kaluar duke u shprehur: nëqoftëse kryetari i ri i partisë sulmohet në Autoritetin e Lartë të pavarur, i ngarkuar për të organizuar këtë garë, ai do ta braktisë UMP, pa dyshim i ndjekur dhe nga nga shumë parlamentarë.Ashtu si në nëntor të vitit 2012, të nesërmen e vetëshpalljes së Copé, e djathta mund të gjindet në buzë të ndarjes pas zgjedhjes së mundshme të Sarkozysë. Qysh në javën e ardhshme, një krah i fuqishëm do të angazhohet për prioritetet e drejtimit të ri të UMP.

Në çdo takim të tij, Sarkozia pohon se viti 2017 është ende larg, se ai ka të vetmin shqetësim që t’i japë përsëri familjes së tij zërin dhe frymën që aq shumë i mungon asaj. Ai bëri të ditur se nuk bëhet fjalë të merremi dy vjet përpara me zgjedhjet presidenciale.“Mjeti më i mirë për të vrarë zgjedhjet primare, është të mos merresh me to”, shprehen drejtuesit e UMP-së.Nga përvoja e së majtës në vitin 2011, rezulton se një primare me 3 milion votues ka nevojë për më tepër se një vit punë.

“NJë fitore e madhe”

Shumë të tronditur nga trajtimi i rezervuar për mentorin e tyre, të shtunën në Bordo, të afërmit e Alain Jupe shohin shenja të një shqetësimi në rritje në rangjet e sarkozistëve, një javë para zgjedhjes në presidencën e UMP. Ditën e dielë në radion Europe 1, Brice Hortefeux u shpreh se një zgjedhje qysh në turin e parë do të ishte “një fitore e madhe”. Eshtë e vërtetë se apostujt sarkozistë s’do të kenë pak vështirësi në ditët e ardhëshme, që t’i premtojnë militantëve që pas zgjedhjes të ish kryetarit të shtetit do të përfundojnë një herë e mirë për të gjithë “grindjet e brendëshme qesharake”.

Leave a Reply

Back to top button