Horizonti.al

Juri Gagarin dhe dita kur dolëm në hapësirë

Kur ish Bashkimi Sovjetik dërgoi njeriun e parë në hapësirë ishte një hap përpara në karrierën hapësinore. Në vitin 1957 ishte hedhur në orbitë sateliti i parë i historisë, Sputnik 1 dhe u dërgua edhe qënia e parë në kozmos, qeni i famshëm Laika. Hapi i rradhës ishte pilotimi i ushtarakut Juri Gagarin që do të dilte në hapsirë dhe do të kthehej në tokë për ta treguar. Kështu ishte ajo ditë historike:

12 prill 1961, nuk ka dalë ende dielli, ora është 5:30 e mëngjesit në kozmodromin e Baikonurit, instalacion hapsinor sovjetik i vendosur në stepat aktuale të Kazakistanit. Gagarin është 27 vjeç dhe zgjohet për të bërë histori, në ndryshim nga Sergei Koroliovi, shef i programit hapsinor sovjetik, Gagarini ka fjetur mirë. Të dhënat fizike janë të mira: 115/60 presioni arterial, 64 pulsi dhe 36.8 temperatura. Kishte lindur në një fermë në perëndim të Moskës në vitin 1934. Gagarini është një pilot dhe parashutist me një empati për hapsirën. Statura e vogël e tij, 1.57 metra i lehtësoi përzgjedhjen mes 20 kandidatëve, sepse kabinat hapsinore ishin të vogla. Hëngri 160 gr pure mishi dhe një tjetër me çokollatë. Veshi një kostum ngjyrë portokalli, ngjyrë e zgjedhur për të lehtësuar shpëtimin dhe një kaskë të bardhë. Në orën 7 hyn në Vostok 1, një anije hapsinore 38 metra e lartë dhe me peshë 290 tonë. Dy orë më vonë gjithçka është gati për lëshimin. 5 motorët e anijes fillojnë lëshimin në 9:07. Gagarin thërret: “Poyekhail” (shkojmë në rusisht). Fluturimi i Vostokut 1 është programuar automatikisht, meqë nuk dihet sesi do të sillej organizmi njerëzor në hapsirë. Një orë më vonë nga lëshimi, kur u provua që misioni kishte avancuar me sukses, agjencia sovjetike e lajmeve njoftonte këtë lajm që deri në ato momente ishte mbajtur sekret. “Bashkimi Sovjetik sapo çoi njeriun e parë në hapsirë.”

Ky është një nga lajmet më të mëdha të 1961, i njëjti vit që Xhon Kenedi zgjidhet president i Amerikës dhe Beatles prezantohen në Cavern Club të Liverpulit. Një anije me një orbitë përreth tokës, me një largësi prej 315 km dhe me një shpejtësi prej 28 000 km/h hyn në atmosferë, atëherë prodhohet një ngadalësim shpejtësie, 8 herë më e madhe se forca e gravitetit meqë edhe piloti sovjetik aq mund të mbajë pa i rënë të fikët, (pesha e tij është shumëzuar me 8). Kur ndodhet në 7 km lartësi, karrigia del jashtë nga kabina dhe në lartësinë 2.5 km hapet parashuta kryesore. Udhëtimi zgjati 108 minuta. Në orën 11:05 Juri Gagarin zbret në tokë në një fshat të rajonit të Saratovit, Rusia e sotme, në anën e djathtë të lumit Vollga, ku duhet t’u shpjegojë fshatarëve që edhe pse vjen nga hapsira është rus si ata. Pavarsisht suksesit, udhëtimi i Juri Gagarinit pati edhe disa defekte, më i madhi ndodhi gjatë zbritjes kur moduli i instrumenteve mbeti i lidhur nga një kabëll në kabinë e astronautit. Edhe pse u ndanë falë nxehjes së fërkimit me atmosferën, kabina pësoi një tronditje që i devijoi zbritjen prej 1.400 km në perëndim nga sa ishte parashikuar. Gagarini mbërriti shëndosh e mirë dhe u bë njeriu i parë që pa plentin tonë.

“Toka është blu. Sa e bukur, Është e pabesueshme,” – tha gjatë udhëtimit. “Po fluturoj mbi det. Është e mundur të përcaktosh drejtimin e lëvizjes,” – u shpreh. Ai na la në mesazh: “Pashë sa i bukur është planeti ynë. Njerëz, duhet ta ruajmë dhe ta rrisim këtë bukuri, mos e shkatërrojmë.” U kthye në heroin kombëtar dhe në simbolin botëror. Juri Gagarin çuditërisht kurrë nuk iu kthye hapsirës. Vdiq në një aksident të çuditshëm me avion në vitin 1968. / horizonti.al

https://horizonti.al/2018/04/16/juri-gagarin-dhe-dita-kur-dolem-ne-hapesire/

 

Leave a Reply

Back to top button