Ekonomi

A ka ende nevojë bota për Bankën Botërore?

world bankGjithmonë do të ketë nevojë për një Bankë Botërore. Por nuk ka nevojë për një Bankë Botërore me dhjetë mijë të punësuar.
Presidenti Jim Yong Kim po përpiqet të reformojë bankën, një prej institucioneve financiarë që lindi prej marrëveshjes historike të Bretton Woods në 22 korrik 1944. Sigurisht, ai po has në një rezistencë të fortë brenda radhëve të atyre që duan të ruajnë subvencionimin e parkimit, udhëtimet në klasin e biznesit në avion, si dhe dietat shumë bujare. Megjithatë, rreziku për Kim është se ai do të jetë shumë i drojtur.
Banka e ka pranuar vetë se po lufton shumë për të qenë relevante, tani që shumë prej klientëve të saj nuk u duhet më. Forcimi i klasës së mesme në botën në zhvillim po tërheq kapitale privatë si dhe po redukton nevojën e shteteve që të marrin hua nga Banka Botërore. Më shumë se 1 trilion dollarë në vit tashmë vijnë prej sektorit privat dhe filantropët e mëdhenj, drejt vendeve në zhvillim. Asistenca zyrtare për zhvillim, kap një shumë totale prej afro 125 miliardë dollarë. Vitin që kaloi, huatë e reja të Bankës nuk ishin më shumë se 35 miliardë dollarë.
Këtë muaj, Kim po vë në zbatim ndryshimin e ndryshimit të organizatës nga një me gjashtë rajone gjeografikë, në 14 praktika globale, të fushave të ekspertizës, përfshirë shëndetin publik, energjinë, bujqësinë dhe qeverisjen. Ideja është që kjo do të nxisë më shumë bashkëpunim ndërkufitar – kështu që për shembull, një ekspert i energjisë elektrike mund të këshillojë cilëndo qeveri, qoftë kjo në Azi apo në Afrikë. Kim ka ndërmend të shkurtojë 400 milionë dollarë, ose 8 përqind, nga buxheti dhe afro 1000 punonjës në vitet që do të vijnë. Në të njëjtën kohë, ai po e ngushton fokusin e Bankës në crrënjosjen e varfërisë ekstreme dhe rritjen e të ardhurave të 40 përqindëshit më të varfër, deri në vitin 2030.
Eshtë një rifokusim i nevojshëm dhe që duhej të ishte kryer prej kohësh. Mund të jetë edhe më ambicioz. Atje ku kapitali privat është i gatshëm të hyjë, banka duhet të sprapset. Më e rëndësishmja, Banka duhet të rishikojë qasjen e saj bazë, atë të financimit të projekteve publikë.
Nga një grusht institucionesh që lindën pas takimit trejavor shtatë dekada më parë në Mount Washington Hotel të New Hampshire, Banka Botërore është ajo që ka jetuar shumë më tepër se qëllimi i saj fillestar. Ajo ka ende një rol për të luajtur. Por që të jetë sërish e rëndësishme, do të duhet të bëjë shumë më tepër se sa thjeshtë ndryshime në organigramë. /Bloomberg Businessweek/
Përshtatur në shqip nga BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button