Analiza

Ka shumë Gjermani nën qiellin e Europës

Romano Prodi

Kancelari Kohl përsëriste shpesh se, edhe kundër vullnetit të zgjedhësve të tij, ai do të kish dashur të sillte në jetë Euron sepse, duke perifrazuar Thomas Mannin, ai donte një Gjermani europiane dhe jo një Europë gjermanike. Ndonëse me mund dhe me një politikë largpamëse i dhamë jetë Euros, sot jemi nisur drejt ndërtimit të një Europe gjermanike dhe jo një Gjermanie europiane. Dhe ky nuk është fati që kemi ëndërruar prej shumë vitesh

euro germany

Ndërkohë që presidenca italiane e ka kaluar gjysmën e mandatit, në Bruksel dominon konfuzioni. Askush nuk i bindet askujt, edhe sepse në Bashkimin Europian askush nuk është në kërkim të kompromisit të nevojshëm, që do u mundësonte shteteve të ndryshëm të BE-së që të ishin në gjendje të zbatonin parametrat që përbëjnë gjithnjë e më pak një objektiv të përbashkët dhe gjithnjë e më shumë, një rrezik të cilit i druhen të gjithë.
Në mungesë të autoritetit të pranuar, të gjithë në Bruksel nuk bindet për hesap të vet. Duke filluar nga Gjermania që, duke mbajtur prej kohësh një tepricë të bilanc të saj tregtar prej 7%, jo vetëm shkel angazhimin por të mos kaluar asnjëherë 6 %-shin, por edhe përbën një element mungese ekuilibri në ekonominë botërore, i njëjtë me atë, për të cilin në të kaluarën ne qortonim Kinën. Veç kësaj, numri i vendeve që nuk zbatojnë rregullin e raportit defiçi/GDP (3%) rritet çdo ditë, të shtyrë prej konjukturës gjithmonë e më të pafavorshme.
Mund të minimizosh rëndësinë e këtyre fakteve me vëzhgimin e thjeshtë që gjërat po shkojnë në këtë drejtim prej disa vitesh, dhe që asgjë radikalisht e re nuk është duke ndodhur në “tufën” grindavece europiane. Por në fakt, fakte të rinj ekzistojnë. Pikë së apri, fakti që norma e rritjes ekonomike (mund ta quanim më mirë norma e rënies ekonomike) po përkeqësohet dhe 25 milionë të papunët nuk shohin asnjë përmirësim për të ardhmen e tyre.
Kjo ndodh edhe sepse nuk është më askush i gatshëm që të përsërisë parashikimet e gabuar, të cilët gjithmonë premtonin përmirësime, që më pas nuk ndodhën kurrë. Megjithatë, përvoja na mëson se, edhe durimi dhe aftësia përballuese e kanë një kufi.
Fakti i dytë i ri është që Banka Qendrore Europiane, e cila edhe në të kaluarën ia ka dalë të shmangë katastrofën e një deflacioni edhe më të keq, duket se tashmë i ka shpenzuar të gjithë municionet e saj të kufizuar, edhe pse politika e saj ka arritur objektivin pozitiv, por të pashpallur, që të sjellë rënien e vlerës së euros kundrejt dollarit, me një dobi potenciale për eksportet tona. Kësti i parë i financimit nga BQE për sistemin bankar (i ashtuquajturi Titro) ka gjetur një mbështetje të kufizuar, pikërisht sepse ekonomia europiane marshon me një shpejtësi edhe më të vogël se çfarëdolloj parashikimi.
Nga ana tjetër, deklaratat e Mario Draghit, që synonin t’i jepnin oksigjen rritjes ekonomike nuk mund të kenë efikasitetin që kishin në të kaluarën, pikërisht sepse ndiqen sistematikisht dhe menjëherë nga një deklaratë e kundërt e kancelares gjermane, Angela Merkel, mbi domosdoshmërinë për të mos liruar “frerët” e kursimit. Thirrjet e vazhdueshme për detyrat e shtëpisë tingëllojnë drithëruese mbi të gjitha në veshët e shteteve që, ndonëse po bëjnë gjithë sa munden, shohin shqetësimet socialë të rriten vazhdimisht. Detyrat e shtëpisë duhen bërë, por “nxënësve” u duhet dhënë të paktën një fletore dhe një laps.
Një element i tretë që duhet marrë në konsideratë është toni gjithnjë e më i ashpër i debateve në brendësi të parlamentit gjerman, në lidhje me politikën europiane. Kush mendonte që roli në rritje i socialdemokratëve do të kishte zbutur pozicionet gjermanikë dhe do ta bënte më përgjegjëse politikën gjermane, është gabuar. Intransigjenca nuk është një karakteristikë e koalicionit CDU-CSU, por një bindje e thellë dhe e përbashkët në të gjithë Gjermaninë. Kështu që, nuk presim asgjë të re nga Berlini.
Elementi i katërt që duhet marrë në konsideratë është që Franca është vetëdijësuar për situatën e saj reale dhe ka bërë të qartë që, jo vetëm nuk ka ndërmend t’u bindet urdhërave të Gjermanisë, por që do të refuzojë t’u bindet edhe në të ardhmen. Në fakt, politika aktuale nuk është në gjendje të përshpejtojë ecurinë e ekonomisë franceze dhe i hap dyert një fitoreje të znj. Le Pen në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Pra, boshti franko-gjerman ka hyrë edhe formalisht në krizë.
Megjithatë, sot është bërë gjithnjë e më e vështirë për Francën dhe Italinë që t’i propozojnë Brukselit zgjidhje inovative. Në pritjen e kotë të këtyre propozimeve, pozicioni i Gjermanisë është forcuar edhe më tej. Vendeve që tradicionalisht janë vërtitur në orbitë përreth saj u janë shtuar të tjerë, duke filluar nga Spanja, e cila lëvdohet përditë nga kancelarja gjermane si shembull i vendit reformator, edhe pse reformat e vënë në zbatim janë në të vërtetë skajore dhe Spanja vazhdon të ketë nivel papunësie dhe normë zhvillimi të papranueshme.
Veç kësaj, në Bruksel Komisioni Europian konsiderohet si nën kontrollin total të gjermanëve dhe drejtorët gjermanikë zëvendësojnë me një progres të pandalshëm kolegët e tyre britanikë, francezë dhe italianë. Duke bërë bashkë gjithë këta vëzhgime objektivë, duhet konkluduar që një politikë konkrete e më shumë shteteve, të udhëhequr nga Franca dhe Italia, për të çuar përpara një linjë alternative zhvillimi, nuk ekziston më. Kjo alternativë ekzistonte deri disa muaj më parë: sot është zhdukur, përballë ndryshimit të raporteve të forcës.
E megjithatë, një Europë që ecën përpara vetëm mbi parametra teknikë dhe jo mbi një politikë të përbashkët është e destinuar të zhduket. Që kjo të mos ndodhë, duhet që, ata që kanë sot në duar timonin e politikës europiane, të kenë inteligjencën për të ndihmuar vendet e tjerë që të dalin nga kriza. Por ky objektiv mund të arrihet vetëm nëse reformat e nevojshme do të mund të vihen konkretisht në zbatim, pa provokuar shkatërrimin social.
Ajo që ka ndodhur në këto javët e fundit duket se tregon që në qarqet politikë nuk ka më vetëdijësim për ndërlikimin e shpejtë e të rrezikshëm të politikës europiane. Kancelari Kohl përsëriste shpesh se, edhe kundër vullnetit të zgjedhësve të tij, ai do të kish dashur të sillte në jetë Euron sepse, duke perifrazuar Thomas Mannin, ai donte një Gjermani europiane dhe jo një Europë gjermanike. Ndonëse me mund dhe me një politikë largpamëse i dhamë jetë Euros, sot jemi nisur drejt ndërtimit të një Europe gjermanike dhe jo një Gjermanie europiane. Dhe ky nuk është fati që kemi ëndërruar prej shumë vitesh.

PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button