Histori

Kafkat e humbura, që mund të ndryshojnë një herë e mirë historinë e evolucionit

Screen Shot 2015-03-07 at 4.39.29 PMShtator 1941. Azia është në rrëmujë. Kina është në mesin e luftës së dytë të madhe me Japoninë. Qeveria qëndrore kineze është rivendosur në Chongqing, pasi kryeqyteti Nanking është marrë nga armiku. Tensionet po përshkallëzohen midis forcave Aleate dhe Japonisë. I ndërgjegjshëm për rëndësinë e situatës, Arkeologu Hu Chengzhi e vendos ngarkesën e tij të çmuar në dy arka druri, pastaj i ngarkon ato në një makinë të Marinës së Shteteve të Bashkuara, nisur për në portin e Qinhuangdao. Nga atje, objektet do të dpër t’u ruajturrgohen për t’u ruajtur në Muzeumin Amerikan të Natyrës në New York. Chengzi nuk e di se ato nuk do të arrijnë kurrë në destinacion…
Ngarkesa në fjalë ishte një grup fosilesh që i përkisnin “Peking Man (Njeriut të Pekinit)”, pjesë e një ngarkese të pabesueshme të zbuluar gjatë gërmimeve në një shpellë afër Pekinit, midis viteve 1923-27. Ka qënë një nga gjetjet më të mëdha të paleontologjisë, që ka të bëjë me kafka, kocka të nofullës, dhëmbëve dhe skeleteve, plus një numër të madh veglash guri. Epoka e tyre ishte vlerësuar midis 300,000 dhe 500,000 vite më parë.
Kafkat Hu Chengzi të paketuara për në Shtetet e Bashkuara kanë një domethënie të veçantë. Biologët evolucionistë thonë se fosilet, nëse do të rigjeheshin, do të ndihmonin të mbushnin hapësirën boshe në njohuritë tona për paraardhësit tanë, Homo erectus. Sa shumë ishin të dhënë ata pas kanibalizmit? A përdornin gjuhë të folura primitive? Teknologjia moderne mjeko-ligjore do t’i lejonte shkencëtarët të kryenin skanime si Tomografi të Kompjuterizuar në kafka; forma e veshit të mesëm të Njeriut të Peking-ut do të ndihmonte të vendosej, nëse ai mund të dallonte midis frekuencave të zërit të nevojshme për gjuhën e folur – një pikë  kthese në historinë tonë evolucioniste.
Së pari, megjithatë, dikush ka nevojë të gjenden ato fosile që mungojnë. Shpresat u ringjallën në 1972 kur një amerikane në New York ofroi t’ia shiste ato një financieri të po amerikan, por pastaj u zhdukën përpara se mund të bëhej shitja, apo verifikimi i tyre. Më pas në vitin 2010, gazetari i “National Geographic”, Lee Berger, mori një e-mail nga Paul Bowen, djali i ish marinsit të amerikan, Richard Bowen. Në korrespondencë, Paul pretendon se babai i tij ndihmoi të varroseshin kockat e njeriut të Pekinit gjatë një rrethimi në një kamp në Holocomb, Kinë. Hetime të mëtejshme i vendosin fosilet nën atë që është për momentin një grumbull magazinash dhe vendesh parkimi. Zona është rezervuar për rizhvillim, dhe autoritetet lokale kineze janë shprehur të gatshme për të kryer gërmimet e propozuar. Shkenca, ndërkohë, pret me një frymë./N.S./
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button