Histori

Kajzeri Vilhelmi II dhe fiksimi i “rrezikut nga të verdhët”

Kajzeri gjerman Vilhelmi II, ishte shumë i fiksuar ndaj kërcënimit të perceptuar që qytetërimit perëndimor i vinte nga Azia, duke e njohur me termin “rreziku nga të verdhët” që më vonë do të bëhet i njohur në gjithë botën anglisht-folëse, për kanaqësinë edhe të vetë Kajzerit.

Pasi japonezët mundën Kinën në vitin 1895, Vilhelmi i dërgoi një letër kushëririt të tij Car Nikollës II në Rusi, një foto të Mikael Kryeëngjëllit që paralajmëronte kombet perëndimore (të përfaqësuar nga gratë mitologjike) se një stuhi po afrohej nga Lindja, një stuhi me një Buda të shndritshëm në qendër.

Në vitin 1900, ai urdhëroi ushtarët gjermanë që gjatë rrugës për në Kinë të “vepronin si Hunët”, duke mos treguar asnjë mëshirë dhe duke mos marrë me vete asnjë të burgosur.

Duke pasur neveri ndaj rusëve, të cilët nuk ishin të afërm gjaku, pasi Rusia u mund nga Japonia në vitin 1905, Kajzeri e justifikoi fitoren e një kombi jo të krishterë mbi një të krishterë, me gjendjen e keqe të Krishtërimit në Rusi, ndërsa ushtarët japonezë nxorrën në pah “vlerat e mira të krishtera“.

Në vitin 1907, ai paralajmëroi fillimin e një lufte të egër ndërmjet Japonisë dhe Amerikës, të cilën ai besonte ishte një çështje e “racës, jo politikës, dhe vetëm e të verdhëve përkundrejt të bardhëve”. Ai më vonë do t’i tregonte carit, se një agjent gjerman e kishte informuar mbi 10.000 trupa japoneze në unforma ushtarake dhe me butona bronzi, që ishin fshehur në plantacionet e Meksikës së Jugut, me sa duket në një përpjekje për të pushtuar Kanalin e Panamasë.

Ai madje do të ofrohet edhe për ta dërguar ushtrinë prusiane në ndihmë të mbrojtjes së bregdetit Kalifornian nga pushtimi japonez, edhe pse ka të ngjarë që SHBA-ja ka ketë refuzuar në mënyrë të vendosur. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button