Horizonti.al

Kali i Bardhë i Afingtonit

Screen Shot 2016-07-08 at 14.46.20Misteret e lashta arkeologjike që mund të mos i zgjidhim kurrë

Monumentet e lashta dhe misterioze nuk janë një pamje e pazakontë edhe në Angli. Edhe pse Stounheixh është ai që të vjen më së pari në mendje, ka shumë më tepër për t’u zbuluar. Kali i Bardhë në Afington, një imazh i gdhendur në një kodër me një gjatësi 115 metra, është krijuar nga gërmimi i llogoreve të thella të mbushura me shkumës të grimcuar.

Kjo kafshë duket të jetë një kalë, ndërsa pamje të ngjashme paraqiten në monedha të lashta që datojnë në Epokën e Bronzit. Pranë figurës gjernden varre të periudhës neolitike. Ato varre janë ripërdorur deri në periudhën saksone, duke bërë që disa të thonë se Kali i Bardhë nuk është dhe aq i vjetër sa mendohej. Dy faktorë veçojnë Kalin e Bardhë të Afingtonit nga monumentet tjera të ngjashme.

Sa për fillim, Kali i Bardhë është shumë, shumë më i vjetër. Shumë figura të kuajve të tjerë datojnë vonë, si në fund të shekullit XVIII-të, dhe ka të ngjarë që ato të jenë ndërtuar në nderim të Kalit të Bardhë. Faktor tjetër është gjendja e figurës. Duke marrë parasysh sa i vjetër është, Kali i Bardhë gëzon një formë të jashtëzakonshme, me shumë gjasa falë banorëve vendas që janë kujdesur vazhdimisht për të. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button