Horizonti.al

Kaligula i shpalli luftë Poseidonit. Dhe fakte të tjera në kufijtë e normales

Screen Shot 2015-07-17 at 21.11.321.Në Rusi përbën një vepër penale, udhëtimi në rrugë me një makinë të pistë.

2. Perandori romak Kaligula vendosi njëherë të shkojë në luftë kundër Perëndisë së Detit, Poseidonit. Ai urdhëroi ushtarët të hidhnin shtizat e tyre në ujë në mënyrë të rastësishme.

3. Në nderim të poetit ekuadorian, Hoze Olmedo, u vendos të ngrihej një përmendore. Por,  duke mos qenë në gjendje të paguajë një skulptor për shkak të fondeve të kufizuara, qeveria vendosi në piedestalin e përgatitur një statujë të dorës së dytë …të poetit të njohur anglez Lord Bajronit.

4. Në vitin 1726, kur ishte vetëm 7 vjeç, Çarls Sauson trashëgoi postin e xhelatit zyrtar të mbretësisë britanike.

5. Sër Uinston Çërçill raciononte për veten 15 puro në ditë.

6. Edhe pse është e ndaluar zyrtarisht nga qeveria, shumë indianë ende i përmbahen sistemit të kastave, që thotë se është papastërti edhe për hijen e një personi nga një kastë e ulët, të martohet me një Braham (anëtar i kastës së lartë priftërore).

7. Gjatë mbretërimit të Elizabetës I, në Britani ka patur një taksë mbi burrat që mbanin mjekër.

8. Mari Kyri, e cila e fitoi dy herë Çmimin Nobel, dhe zbuloi radiumin, nuk u lejua të bëhet anëtare e Akademisë prestigjioze franceze, vetëm sepse ishte grua.

9. Në vitin 1849, David Atchison u bë president i Shteteve të Bashkuara vetëm për një ditë. Dhe ai e kaloi pjesën më të madhe të asaj dite duke fjetur.

10. Ndërmjet dy luftrave botërore (21 vjet), Franca u administrua nga 40 qeveri të ndryshme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button