Enciklopedike

Kaligula nuk u çmend (deri në shekullin 19)

Seria: Të pathëna për Greqinë dhe Romën e lashtë

Çmenduria e Kaligulës duket se nuk është pranuar si fakt historik deri në shekullin 19, kur studiuesit lexuan në mënyrë jokritike materialet e burimeve letrarë, pa vënë në shfrytëzim përparimet në arkeologji dhe numizmatikë. Të lexosh në mënyrë jokritike letërsinë e pamjaftueshme të lashtësisë që flet për Kaligulën është problem. Historitë që përshkruajnë marrëzinë e Kaligulës janë shkruajtur të gjitha shumë kohë pas mbretërimit të tij dhe janë konform traditën e përbashkët greko-romake të “tiranit të lashtë” – një figurë e përdorur në mënyrë të përsëitur (si për shembull vjehrra e keqe) në historitë e lashta greke dhe romake.
2000 vjet më parë, historianë romakë më të besueshëm ankoheshin sepse bashkëkohësit e tyre shtrembëronin të vërtetat për jetën e Kaligulës si dhe perandorëve të tjerë të hershëm, të nxitur prej urrejtjes. Dhe gjatë shekullit të kaluar, për temën e Kaligulës janë shkruajtur katër vepra të mëdha biografike (Balsdon, Barrett, Uinterling dhe Ferri). Tre prej tyre konkludojnë se Kaligula ishte i shëndoshë mendërisht por i rrëmbyer dhe arrogant. Biografia që arrinte në konkluzionin se Kaligula ishte i çmendur – “Kaligula” i Arther Ferris – është e bazuar kryesisht pikërisht në burime letrarë të lashtësisë.
Në fakt kemi vetëm një burim që ka qenë vërtetë bashkëkohës i Kaligulës. Fili i Aleksandrisë e vizitoi Kaligulën për t’i parashtruar të drejtat e hebrenjve dhe shkruajtui shkurt për këtë përvojë tek “Rrugës për në Gaius”. Fili thotë se nuk takoi një të çmendur, por një perandor të ri në moshë, armiqësor dhe shumë të dhënë pas vetes. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button