Enciklopedike

Kalorësit e Kolombit

Screen Shot 2015-06-04 at 22.38.57

Nga Libri i Madh i Teorive të Komplotit

Shoqëria e Kalorësve të Kolombit u themelua nga Atë Michael McGivney, një prift katolik irlandez, në Konektikat, në vitin 1882. Katolikët në Amerikë ishin të përjashtuar nga shumë sindikata të punës dhe shoqëri vëllazërish, dhe McGivney shpresonte se shoqëria e tij do të ishte një shoqëri me përfitim të ndërsjellë, e bazuar mbi mësimet e Kishës së Romës. Ashtu si klubet e tjerë të kohës, ajo adoptoi rituale të vjetër dhe premtime të reja, por jo aq të rëndë sa të binin ndesh me ndalimin që u kish bërë Papa urdhërave të fshehtë. Lejoheshin, dhe lejohen, vetëm katolikët.

Kalorësit e Kolombit është një urdhër i krahut të djathtë, dhe në vitet 1950 mbështetën gjuetitë e shtrigave kundër të kuqve të Joe McCarthyt. Megjithëkëtë, shoqëria është brohoritur për punën bamirëse. Aq popullore është bërë shoqëria e Kalorësve të Kolombit, saqë ajo është përhapur në SHBA dhe në Kanada e Meksikë. Një kopje irlandeze, Kalorësit e Shën Kolumbanusit u themelua në Eire në vitin 1915, dhe mbetet aktive.

Sipas teoricienëve të komploteve, Kalorësit e Kolombit janë në fakt thjeshtë pararoja e Shoqërisë së Jezusit / Iluminatit Bavarez dhe po komplotojnë për të përmbysur besimin protestan. Përvec bërjes së Betimit të GJakut, gjë që është i njëjtë me premtimin e Jezusit për t’u bindur, pjesëtarët e Kalorësve të Kolombit, ashtu si Jezuitët, e kryejnë ceremoninë e fillesës nën simbolin e INRI. Sipas teoricienëve, lRNI do të thotë “Lustum, Necar, Reges, Impoius”, që do të thotë “Eshtë e drejtë të asgjësosh mbretërit, qeveritë apo sundimtarët heretikë”.

Por në të vërtetë, LNRI është shkurtime për fjalët latine “Iesvs Nazarenvs Rex Ivdaeorvm”, që do të thotë “Jezusi i Nazaretit, Mbreti i Hebrenjve”.

Megjithatë, mos i lër kurrë faktet që të pengojnë një komplot të mirë. Si për shembull teoria e një faqe interneti që përpiqet të ekspozojë Kalorësit e Kolombit: “Kryeqyteti i SHBA është Uashington, D.C., që do të thotë Distrikti i Kolumbias. Amerika është zbuluar nga një njeri me emrin Kolombi. Urdhëri i Vëllazërisë së Kalorësve të Kolombit është ekspozuar se ka ndihmuar tregtinë e drogës në Kolumbi”…. Më komplotistë se kaq…

Leave a Reply

Back to top button