Enciklopedike

Kalorësit e Rrethit të Artë

Screen Shot 2015-06-03 at 5.36.20 PM

Mesi i shekullit 19 në SHBA ka qenë një periudhë gjakderdhjesh dhe kryengritjesh. Lëvizjet kundër skllavërisë po bëheshin shumë të përhapura. Në vitin 1854, i motivuar nga një dëshirë për të ruajtur tregtinë e skllevërve, një doktor i quajtur Xhorxh Biklei mblodhi bashkë pesë zotërinj në Leksington, Kentaki.

Qëllimi fillestar i grupit ishte që të krijonte një forcë për të kolonizuar pjesën veriore të meksikës, me qëllim lehtësimin e tregtisë së skllevërve. Megjithatë, lufta civile nisi pak kohë pas vitit 1861 dhe e rifokusoi interesin e shoqërisë.

Me objektivin e ri në mendje për të mbështetur qeverinë e re të Konfederatës, Kalorësit e Rrethit të Artë nisën veprimtarinë duke rekrutuar aktivisht pjesëtarë të rinj. Grupi – ose kështjella, sic i quanin divizionet e tyre Kalorësit – nisi të rritet. Shoqëria u angazhua në sulmin ndaj arsenalit Federal në San Antonio të Teksasit. Ata ishin gjithashtu pjesë e sulmit kundër një gazete pro Unionit, Alamo Express, e cila u dogj.

Më vonë, shoqëria u përhap në Kentaki, në pjesë të INdianës, Ohajos, Illinoisit dhe Misurit. Kur mori fund Lufta Civile, Kalorësit e Rrethit të Artë u bënë edhe më të fshehtë. Ata kaluan në ilegalitet, duke dalë vetëm herë pas here në sipërfaqe, por gjithësesi duke punuar në prapaskenë. Sipas disa teorive, shoqëria kish si objektiv revoltën kundër qeverisë së SHBA./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button