Enciklopedike

“Kam shkruar një libër dhe e kam titulluar Kumbari”. Letra e Mario Puzos për Marlon Brandonë

Screen Shot 2015-08-06 at 15.30.11

23 Janar 1970

Në vitin 1970, përpara se Francis Ford Coppola të kish zënë vend në karriken e regjisorit, autori i librit “Kumbari”, Mario Puzo shkruajti dhe i dërgoi këtë letër Marlon Brandosë, të vetmit njeri që ai dëshironte të merrte rolin e Don Vito Corleones, në përshtatjen për ekranin e madh që do i bëhej romanit të tij. Ndonëse Brando ishte i gatshëm, studio e refuzoi kërkesën e Puzos, kryesisht për shkak të reputacionit që kishte ndërtuar tashmë aktori, si problematik dhe me kërkesa të ekzagjeruara, si dhe faktit që ylli i tij në kinema tashmë dukej në perëndim.

Më pas erdhi Coppola, filmoi Brandonë në rolin e Don Corleones, dhe ua paraqiti drejtuesve të Paramount Pictures. Ata ndryshuan mendje menjëherë.

“Kumbari më pas do të thyente rekorde dhe do të fitonte shumë cmime. Roli i mrekullueshëm i Brandosë si Don Vito Corleone i dha atij një Oscar si Aktori më i Mirë, për të cilin u bë i famshëm për shkak se e refuzoi.

MARIO PUZO
866 MANOR LANE
BAY SHORE, LONG ISLAND NEW YORK, N. Y. 11706

23 Janar

I Nderuar Z. Brando,

Unë kam shkruajtur një libër të titulluar “Kumbari”, i cili ka patur një farë suksesi dhe unë mendoj se ju jeni i vetmi aktor që mund të luajë rolin e Kumbarit, me atë forcë të heshtur dhe ironi (libri është një koment ironik mbi shoqërinë amerikane) që kërkon roli. Shpresoj që ju do ta lexoni librin dhe ai do t’ju pëlqejë, për të përdorur cfarëdolloj fuqie që keni për të marrë rolin.

Unë po i shkruaj Paramount Pictures për të njëjtën arsye dhe shpresoj të kem sukses.

E di që mund të pretendoj shumë, por më e pakta që unë mund të bëj për librin është të përpiqem. Mendoj vërtetë se do të ishit i jashtëzakonshëm në rol. E kotë ta them, kam qenë një admirues i madh i artit tuaj.

Mario Puzo

Një mik i përbashkët, Jeff Brown ma dha adresën tuaj.

SHQIPEROI:Bota.al

Leave a Reply

Back to top button