Analiza

Kampet nuk funksionojnë, refugjatët duhet të integrohen në vendet pritëse

Nga Tina Rosenberg

Për shumë vite, organizata humanitare që punojnë me refugjatët, janë përpjekur t’i japin fund kampeve të refugjatëve. Më në fund kjo po fillon të ndodhë. Kampet janë një zgjidhje e arsyeshme për një zhvendosje të përkohshme. Por krizat e refugjatëve, mund të vazhdojnë për dekada.

Miliona refugjatë, kanë jetuar në kampe të tilla për më shumë se 30 vjet. Dy të tretat e ndihmës humanitare – e destinuar për emergjencat – shpenzohet në kriza që zgjasin prej më shumë se 8 vite. Kampet janë në një fare mënyre geto. Refugjatët kanë qasje tek uji, kujdesi mjekësor, ushqehen dhe arsimohen, por janë kryesisht të papunë.

“Kur i mbani njerëzit për 20 vjet nëpër kampe – mos prisni që brezi i ardhshëm të jetë pa probleme”- thotë Ksavier Deviktor, i cili këshillon Bankën Botërore për çështjet e refugjatëve. “Mbajtja e njerëzve në ato kushte, nuk është një ide e mirë”. Është gjithashtu e vështirë të përfytyrosh një terren më të mirë rekrutimi për terroristët.

Në fund të vitit të kaluar, gati 70 milionë njerëz u zhvendosën brenda vendit të tyre, ose kaluan kufirin dhe u bënë refugjatë. Ky është numri më i madh i të zhvendosurve në histori, madje edhe më shumë se sa në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Pjesa më e madhe, ikin në vendet fqinje – të cilat mund të ndodhen në një situatë po aq të keqe.

Ekziston një arsye për ekzistencën e kampeve të refugjatëve:qeveritë pritëse si ata. Çlirimi i refugjatëve është një sipërmarrje e vështirë. Në kampe, refugjatët janë problemi i Kombeve të Bashkuara. Jashtë tyre, i qeverive lokale. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara pranuan rreth 30.000 refugjatë.

Uganda, që është një model global për trajtimin e refugjatëve, ka një të shtatën e popullsisë së Amerikës, dhe një pjesë të vogël të pasurisë së saj. Megjithatë, mikpriti deri në 1.800 refugjatë në ditë në mesin e viteve 2016- 2017, vetëm nga Sudani i Jugut. Bangladeshi, kombi tashmë më i populluar në botë, ka pranuar më shumë se 1 milionë Rohinga, që i kanë ikur spastrimit etnik në Mianmar.

Libani strehon rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë, përveç gjysmë milionë palestinezëve, disa prej të cilëve ndodhen atyre prej disa brezazh. Një në tre banorë në Libanm është refugjat.

Barra e refugjatëve bie shumë në disa vende të varfëra, disa prej të cilëve janë në rrezik destabilizimi, çka mund të prodhojnë më shumë refugjatë. Pjesa tjetër e botës, nuk ka qenë e gatshme të ndajë atë barrë.

Por ndodhi diçka që mund të çojë në një ndryshim të vërtetë:Duke filluar nga viti 2015, qindra mijëra refugjatë sirianë kaluan Mesdheun me anije dhe barka të vogla për në Europë. Papritmas, vendet e pasura europiane u interesuan për të ndrequr një sistem të degraduar:duke e bërë financiarisht më të qëndrueshëm, më dinjitoz për refugjatët, dhe më të pëlqyeshëm për qeveritë dhe komunitetet pritëse.

Në shtator 2016, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë, ku thuhej se të gjitha vendet ndajnë përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve, dhe mbështetjen e vendeve pritëse. Ajo parashtroi gjithashtu një plan për të larguar refugjatët nga kampet, për të zhvilluar një jetë normale në vendet e tyre pritëse.

Vendet donatore, ranë dakord të merrnin më shumë refugjatë, dhe të siguronin më shumë ndihma zhvillimore afatgjata për vendet pritëse:shkolla, spitale, rrugë dhe masa për krijimin e vendeve të punës, që mund të ndihmojnë refugjatët dhe komunitetet ku ata banojnë.

“Kriza e refugjatëve shihet me tepër si një mundësi, sesa si një rrezik humanitar që duhet menaxhuar”- thotë Markus Skiner, një këshilltar i politikës në Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit. Deri më tani, përpjekjet për integrimin e refugjatëve, kanë pasur një sukses të përzier.

Eksperimenti i parë ishte një marrëveshje me Jordaninë, që strehoi 650.000 refugjatë sirianë,

por pothuajse asnjë prej tyre nuk u lejua të punonte. Jordania pranoi t’u jepte atyre leje pune. Në këmbim, mori grante, hua dhe koncesione tregtare, që janë zakonisht të disponueshme vetëm për vendet më të varfra.

Për të përhapur këtë lloj marrëveshjeje në vende të tjera, Banka Botërore krijoi një fond prej 2 miliardë dollarësh në korrikun e vitit 2017. Paratë janë në dispozicion për vendet shumë të varfra që strehojnë shumë refugjatë, si Uganda dhe Bangladeshi. Në këmbim, ata duhet të ndërmarrin hapa për integrimin e refugjatëve në shoqëri.

Paratë do të vijnë si grante dhe kredi me interes zero me një periudhë 10-vjeçare mospagimi. Vendet me të ardhura të mesme si Libani dhe Kolumbia, gjithashtu do të kualifikoheshin për kredi me norma të favorshme nën një fond tjetër. Gjatë 50 viteve të fundit, vetëm një vend në zhvillim u ka dhënë refugjatëve të drejta të plota.

Në Ugandë, refugjatët mund të jetojnë normalisht. Në vend të kampeve ekzistojnë vendbanime, ku refugjatët qëndrojnë vullnetarisht, për shkak se kanë nga një ngastër toke. Refugjatët mund të punojnë, të jetojnë kudo, t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla, dhe të përdorin shërbimet shëndetësore lokale.

E vetmja gjë nga e cila janë privuar, është të bëhen qytetarë të Ugandës. Duke pasur parasysh armiqësinë globale ndaj refugjatëve, është e jashtëzakonshme që ugandasit i zbatojnë ende këto politika. Ky është modeli që Kombet e Bashkuara dëshirojnë që adoptojë mbarë bota.

Por ai është i rrezikuar edhe në Ugandë – pasi kërkon para, që nuk janë atje. Banorët e rinj, po qëndrojnë kryesisht pranë kufirit me Sudanin Jugor në veri të Ugandës – një nga pjesët më pak të zhvilluara të vendit.

Spitalet, shkollat, puset dhe rrugët e degraduara apo që nuk ekzistonin më parë, tani duhet t’u shërbejnë 1 milionë apo më shumë njerëzve. Deviktor thotë se shumica e krizave të refugjatëve nuk janë surpriza. “Nëse sheh një hartë, mund të parashikosh 5 ose 6 kriza, që do të prodhojnë refugjatë gjatë viteve të ardhshme”.

Shpesh ndodh papushim në të njëjtat vende. Kjo do të thotë që ndihma zhvillimore mund të jepet përpara, duke e minimizuar barrën tek vendet pritëse. “A duhet të presim derisa njerëzit të kalojnë kufirin, për të kuptuar se do të kemi një emergjencë?”- pyet ai.

E pra, mundemi. Nëse politikanët nuk do të reagojnë ndaj një krize, është e vështirë të imagjinohet që ata të vendosin të planifikojnë masa paraprake për të shmangur një të tillë. Angazhimi politik, ose mungesa e tij dikton gjithmonë kursin e ngjarjeve.

Qasja e re e botës ndaj refugjatëve, ka lindur nga paniku i Europës rreth sirianëve në pragun e tyre. Por asnjë politikan europian, nuk po shqetësohet për refugjatët sudanezo-jugorë apo Rohinga – ose për shumicën e krizave. Ata janë shumë larg. Rreziku është se qasja e re, do të bjerë viktimë e neglizhencës së njëjtë politike, që ka dëmtuar edhe qasjen e vjetër.

Shënim: Tina Rosenberg, është bashkë-themeluese e Rrjetit të Gazetarisë së Zgjidhjeve, e cila mbështet raportimin korrekt mbi përgjigjet ndaj problemeve sociale.

Burimi: “New York Times”

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button