Analiza

“Kanceri” i multikulturalizmit

Nga Walter E. Williams

culturalismPresidenti Barak Obama, habiti shumëkënd gjatë Mëngjesit të Lutjeve, ku na dha leksione: “Të mos marrim kot, dhe mendojmë se kjo barbari është unike në ndonjë vend tjetër. Mos harroni, se gjatë kryqëzatave dhe inkuizicionit, njerëzit kryen vepra të tmerrshme në emër të Krishtit”. Obama vazhdoi më tej: “Në vendin tonë, skllavëria dhe Xhim Krau, të gjithë u shfajësuan në emër të Krishtit”.
Në mendjen e Obamës, zemërimi Perëndimor ndaj barbarisë islamike, duhet të moderohet nga kujtimi sesi të krishterët vepruan një mijë vjet më parë në emër të Krishtit. Për më tepër, që ai zemërim duhet të ndëshkohet nga vetë historia jonë e skllavërisë dhe Xhim Krau.
Vizioni i presidentit Obama është ai i një njeriu trushpërlarë nga vizioni akademik i multikulturalizmit, në të cilin përjashtimi amerikan nuk ka vend. Është një vizion i formuar, si pasojë e shoqërimit për një kohë të gjatë me njerëz që e urrejnë vendin tonë, të tillë si Reverend Xheremi Rajt, udhëheqësit e “Weather Underground”, dhe bombardues i Pentagonit Uilliam Ajers, si dhe gruaja e arratisur e këtij të fundit, Bernardin Dorn.
Një vizion, që sheh një ekuivalencë morale, mes asaj që bënë shekuj më parë të krishterët, dhe egërsisë së sotme islamike, është mjaft e përhapur në qarqet akademike. Kjo është pjesë e asaj që po adhurohet në shumicën e universiteteve, si diversiteti dhe multikulturalizmi. Kampuse kolegji idiote, dhe kjo përfshin anëtarë të fakultetit dhe administratorë, bëjnë thirrje për respektimin e të gjitha kulturave.
Në sytë e tyre, është një racizëm eurocentrik, të mendohet se vlerat dhe kultura perëndimore, janë superiore ndaj të tjerëve. Por kjo është pika më kulmore e marrëzisë. Pyetni multikulturalistët tuaj nëpër kampuse, që besojnë tek ekuivalenca kulturore: A është gjymtimi i detyruar gjenital i femrave, siç praktikohet në gati 30 vende të Afrikës dhe Lindjes së Mesme sub-sahariane, një vlerë moralisht ekuivalente kulturore? Eshtë një ekuivalent kulturor, skllavëria e praktikuar në Sudan dhe Niger?
Në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, ka kufizime të shumta për gratë, të tilla si ndalimi i drejtimit të makinës, punësimi, votimi dhe arsimimi. Sipas ligjit islam, në disa vende, femrat kurorëshkelëse përballen me një vdekje të tmerrshme, përmes goditjes me gurë, ndërsa hajdutët përballen me dënimin e prerjes se dorës.
Disa multikulturalistë, janë anëtarë të grupeve LGBT nëpër kampuse. Kërkojuni atyre deri në çfarë mase kultura myslimane, do ta toleronte stilin e jetesës së tyre. Në zemër të multikulturalizmit, qëndron një sulm ndaj krishtërimit. Pjesa më e madhe e këtij sulmi, i ka rrënjët e saj në mesin e hipokritëve, në gjirin e elitës intelektuale.
Për shembull, “Duke University”, sponsorizoi organizimin e një lutjeje myslimane, në emër të promovimit të “pluralizmit fetar”, derisa presionet e jashtme e detyruan atë të anulojë aktivitetin. Më parë, administratorët e universitetit mbyllën një kampus, për shkak të komenteve me sfond fetar të drejtorit ekzekutiv kundër martesës së homoseksualëve. U cilësua e tepërt, për pluralizmin fetar, tolerancën dhe fjalën e lirë.
Disa prej bordeve të shkollave publike, u përpoqën të ndalojnë këngët që përmbajnë referenca për Santa Klausin, Jezusin apo simbolet fetare të Krishtlindjeve. Madje një shkollë pengoi një mësues të përdorte fragmente nga dokumente historike në klasën e tij, sepse ato përmbanin referenca ndaj Perëndisë dhe Krishtërimit. Dhe dokumentet në fjalë ishin “Deklarata e Pavarësisë dhe “Të drejtat e kolonistëve”, nga Samuel Adams.
Vlerat perëndimore nuk janë aspak të sigurta. Ato janë nën sulmin e pamëshirshëm të elitës akademike, në të gjitha universitetet e SHBA. Këta njerëz duan të zëvendësojnë lirinë personale, me kontrollin e qeverisë; barazinë me të drejtën; duan të ndalin përparimin, në mënyrë që të adhurojmë “Nënën Tokë”. Si të tilla, ato përbëjnë një kërcënim shumë më të madh për mënyrën tonë të jetës, se çdo terrorist apo grup islamik.
Vizionet e multikulturalizmit dhe diversitetit, janë një kancer në shoqërinë tonë. Ne në mënyrë budallaqe, i financojmë ata me dollarët tanë të marra prej taksave, si dhe donacionet bujare bamirëse. Islamikët dhe të majtët sulmojnë jo vetëm krishtërimin, por edhe kapitalizmin e tregut të lirë.
Ata e bëjnë këtë, sepse kombet e krishtera, të cilat kanë një masë të madhe të lirisë ekonomike, kanë qenë në ballë të luftës për liri personale dhe të drejtave të pronës private, për shekuj me radhë. Liria personale dhe prona private janë anatemat, për njerëzit që duan të kontrollojnë jetën tonë. Kjo është pjesë përbërëse e lëvizjeve multikulturore, dhe lëvizjeve për diversitet që infektojne botën perëndimore. TownHall.com
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button