Frymëzohuni me Georgle Clooney, Al Pacino, Meryl Streep, Julia Roberts, Matt Damon, Johnny Depp, Denzel Washington dhe të tjerë
Disa thënie të fuqishme për jetën, nga njerëz që kanë njohur ulje ngritje, kanë njohur vështirësitë dhe kanë njohur famën, kanë njohur suksesin dhe rrëzimin, me të gjithë të papriturat që ka jeta. Dhe që janë shumë të dashur për të gjithë, anembanë botës
“Jeta është shumë interesante… në fund, disa prej dhimbjeve të tua më të mëdha, bëhen pikat e tua më të forta”
DREë BARRYMORE
“Mendoj që, nëse jeton në një botë bardhë e zi, do të vuash shumë. Kështu kam qenë unë. Por nuk e besoj më”
BRADLEY COOPER
“Nuk besoj në funde të lumtur, por besoj në udhëtime të lumtur, sepse në fund të fundit, ose vdes në moshë të re, ose jeton gjatë dhe sheh miqtë e tu të vdesin. Eshtë gjë e keqe, por është jeta”.
GEORGE CLOONEY
“Me kalimin e kohës, fama do të ikë prej meje. Ikën nga të gjithë dhe në fund, ajo që të mbetet, është që të jesh në gjendje të kthesh kokën pas dhe të të pëlqejnë zgjedhjet që ke bërë në jetë”
MATT DAMON
“Të vetmet krijesa që janë zhvilluar mjaftueshëm, për të përcjellë dashuri të pastër, janë qentë dhe fëmijët”
JOHNNY DEPP
“Respekto zgjedhjet e tua, respekto veten tënde. Respekti për veten të shpië drejt disiplinës vetiake. Kur i ke të dyja këto, atëherë ke pushtetin e vërtetë”
CLINT EASTWOOD
“Nëse lutesh për shiun, duhet të merresh edhe me baltën. Eshtë pjesë e tij. Do të isha më i frikësuar, nëse nuk do të përdorja aftësitë që më ka dhënë Perëndia. Do të isha më i trembur nga avashllëku dhe dembelizmi”
DENZEL WASHINGTON
“Unë besoj se është një fuqi e brendshme që bën fituesit dhe humbësit. Dhe fituesit janë ata që dëgjojnë realisht të vërtetën e zemrës së tyre”
SYLVESTER STALLONE
“Në momentin që nuk je duke mësuar më, besoj se ke vdekur”
JACK NICHOLSON
“Nuk ka pendesa në jetë. Ka vetëm mësime”
JENNIFER ANNISTON
“Paraja nuk ka asnjë kuptim për mua. Kam fituar shumë para, por dua të shijoj jetën dhe të mos stresohem për llogarinë bankare. Unë jap shumë dhe jetoj thjesht, vetëm me një valixhe në hotele. Të gjithë e dimë se shëndeti është shumë më i rëndësishëm.
KEANU REEVES
“I telefonova gjyshërit e mi, dhe gjyshi më tha: “Pashë filmin tënd”. I thashë: “Cilin?” Dhe e dëgjova t’i thërriste gjyshes: “Bety, si quhej ai filmi që nuk më pëlqeu mua?”
BRAD PITT
“Nuk më bëhej shumë vonë për bukurinë time kur isha e re. Ndihesha si një aktore në personazh. Ashtu ndihem edhe sot”
MERYL STREEP
“Formula e suksesit? Thjesht të jesh vetvetja. Në çastin që të bëhet vonë për të tjerët, pushon së qëni vetja jote”
MERYL STREEP
Sa më shumë që shkojnë vitet, aq më shumë e kupton sa e brishtë është jeta. Dhe besoj se kjo është arsyeja përse duhet të ngrihemi, me më shumë gëzim, çdo ditë…
JULIA ROBERTS
“Eshtë e kollajtë t’ia hedhësh syrit. Por zemrës, nuk ia hedh dot kurrë”
AL PACINO
“Thonë se vdesim dy herë: një herë kur fryma e fundit del nga trupi ynë, dhe një herë kur njeriu i fundit që njohim, përmend emrin tonë”
AL PACINO
/ bota.al