Sport

Kapelo: Karlo Ançeloti arrin gjithmonë majën. E ka kupën në ADN

“Karlo gjithmonë arrin majën. Ai e tregoi me Milanin dhe Realin e Madridit. Eshtë në ADN e Ançelotit që të fitojë kupën”. Kështu ka thënë Fabio Kapelo për Bild, duke folur për mundësinë që Bajerni i Mynihut, i drejtuar nga Karlo Ançeloti, të fitojë Ligën e Kampionëve. Në prag të ndeshjes së parë çerek-finale me Arsenalin, tabloidi gjerman ka raportuar vëmendjen ndaj “lojës minimaliste”, shprehur nga Bajerni në Bundesligë: E frytshme por jo spektakolare, në krahasim me kohët e Guardiolës.

“Karlo është një trajner i madh”, siguroi Capello “por duhet kohë për Bajernin, para se ekipi ta asimilojë stilin e tij”. Bild kujton se ekipet e drejtuar nga Ançeloti kanë lëshuar disi në kampionat, në vitet kur kanë fituar Ligën e Kampionëve dhe përfundon: Bavarezët duan megjithatë ta shohin atë ADN, në qoftë se përfundimisht çon kupën në Mynih. Dhe Karlos do i lejohen disa rrëshkitje në Bundesligë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button