Analiza

Kaq e pat dhe izolimi i Putinit!

The Wall Street Journal

Udhëheqësit perëndimorë e “ndëshkuan” Vladimir Putinin për aneksimin e Krimesë, duke zhvendosur mbledhjen e G8 për këtë vit nga Sochi, dhe duke mos e ftuar presidentin rus. Por një gjë të tillë nuk do të mund ta dije, thjeshtë duke parë kalendarin e Putinit javën që kaloi, teksa G7 mblidhej pa të në Bruksel.Barack Obama, Francois Hollande, Queen Elizabeth II, Vladimir Putin

Presidenti i Francës, François Hollande “doli nga radha” duke e ftuar Putinin në ceremoninë e 70-vjetorit të zbarkimit të forcave Aleate në Normandi të premten që kaloi. Nuk mbajmë mend që Ushtria e Kuqe të ketë marrë pjesë në Ditën e zbarkimit (D-Day), por Hollande ka raketa “Mistral” për t’i shitur Moskës. Ai vazhdoi me një ftesë për darkë ditën e enjte për presidentin rus, po atë natë kur kishte dhe një tjetër darkë me presidentin Obama. NJë njeri legjendar për sa i përket oreksit, francezi shkoi në të dy takimet.

Ndoshta të ndierë jashtë kësaj vorbulle sociale, Kryeministri britanik David Cameron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel organizuan takimet e tyre me presidentin rus. Kaq e pat me sa duket edhe argumenti i Obamës, që Perëndimi është duke u bashkuar për të izoluar të fortin e Kremlinit.

Media e kontrolluar nga qeveria në Rusi do të paraqesë këta takime si provë që vendi i tyre ka vuajtur shumë pak ndëshkime diplomatikë, që kur u aneksua Krimea. Dhe Putini mund të kuptojë që ka dalë i fituar, sepse në një kohë kur nuk është i detyruar të shkojë në mbledhjet e mërzitshme të G-7-ës, atë sërish e ftojnë për darkë.

 

 

 

Leave a Reply

Back to top button