Zodiak

Karakteristikat që i përshkruajnë më së miri, personat e shenjës së Binjakëve

Të jesh nën shenjën e Binjakëve do të thotë se ti reagon shpejt ndaj gjërave, je elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashtershëm i ideve të reja. Nuk lejon që fjalët e të tjerëve për ty, të kalojnë pa marrë përgjigjen dhe reagimin e duhur nga ty. Ti mundohesh të bëni çmos që të jesh i kënaqur në jetë. Dëshiron të provosh sa më shumë gjëra që të jetë e mundur.

Në çdo moment, je në kërkim të gjërave të reja që do t’i bësh. Zakonisht do të provosh disa gjëra në të njëjtën kohë, ku përfshihen hobit e ndryshëm, lidhjet dhe karrierat. Shkruajtja e letrave, bisedat e gjata telefonike dhe dërgimet e mesazheve, janë mënyrat më të mira dhe më të përdorura nga ty, kur do të jesh në kontakte me të tjerët. Zakonisht has në probleme, sepse reagon shpejt dhe gjykon në mënyrë të gabuar. Harron t’i shohësh faktet, para se të reagosh. Mungesa e durimit tënd ndaj të tjerëve që nuk janë aq të shpejtë sa ty, është një mangësi e jotja.

Motoja e Binjakëve:
Une mendoj.

Karakteristikat:
Të shpejtë, të zhdërvjelltë, kureshtarë, komunikues, të shoqërueshëm, të aftë. Bëjnë disa punë njëkohësisht. I duan dijen dhe gjërat me vlerë vetëm për vete. Kanë pamjen e njerëzve të rinj dhe kanë shpirt të ri, po ashtu.

Planeti:
Mërkuri

Profesioni:
Juristë, ekonomistë, matematikanë, shkrimtarë, shkencëtarë, shahistë, basketbollistë, artistë, spikerë, mësues, postierë, tregtarë, nëpunës, zanatçinj, botues.

Mangësia:
Sipërfaqësorë dhe mosmirënjohës. I ndërrojnë shumë shpejt njerëzit që largohen prej tyre.

Leave a Reply

Back to top button