HistoriHorizonti.al

Karnevalet: Origjina dhe domethënia

Karnevalet lindën në vendet e fesë katolike dhe festoheshin të martën, ditën e fundit të kreshmëve të mëdha. Gjatë të martës ishte traditë të festoje dhe haje me bollëk, duke qenë se e nesërmja do të ishte e mërkura e hirtë, që shenjonte fillimin e kreshmës, periudhë gjatë të cilës duhej të agjëroje.

Pikërisht për këtë arsye fjala CARNEVALE do të thotë “evitare la carne” (të shmangësh ngrënien e mishit), nga latinishtja: carnes levare.

Veç kësaj, në lashtësi karnevalet përfaqësonin rizgjimin pas sezonit dimëror, vitalitetin, dhe shiheshin si një shans për të larguar të keqen përmes lumturisë së momentit me festa, shaka dhe vallëzime.

Ky term nisi të përdorej që në shekullin XIII vetëm në disa qytete të Italisë, dhe dalëngadalë u përhap në të gjithë botën e krishterë të kohës: në këtë moment Evropa katolike vendosi të shtojë karnevalet në kalendarin katolik, si një festë e vërtetë. Karnevalet nuk kanë patur asnjëherë një datë të saktë dhe fikse, pasi gjithmonë vareshin nga data e Pashkëve të vitit paraardhës. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button