Analiza

Kartolina e Vladimir Putinit për Obamën

putin obama

Presidenti rus Vladimir Putin, të mërkurën i  dërgoi urime për Vitin e Ri, homologut të tij amerikan Barak Obama, duke thënë se dy vendet ndajnë përgjegjësinë e ndërsjellë për të siguruar paqen në botë.
Në një deklaratë, ku  janë  bërë publike mesazhet e Putinit për Vitin  e Ri, dërguar krerëve të shteteve në të gjithë botën, udhëheqësi rus iu drejtua Obamës pavarësisht krizës në marrëdhëniet SHBA-Rusi mbi Ukrainën, duke thënë se “partneriteti ruso-amerikan mund të ishte zhvilluar me sukses“.
Putin shtoi se 2015-ta shënon 70 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, kur shtetet u bashkuan kundër Adolf Hitlerit. “Kjo datë historike është një kujtesë e përgjegjësive të Rusisë dhe SHBA,  për mbështetjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar, rolin e tyre unik, në kundërvënien e sfidave dhe kërcënimeve globale“, – shkruan Putin. Obama në intervistat e fundit ka thënë se ndërsa shumë vende të botës besuan se Putin i mashtroi të gjithë me aneksimin e Krimesë, ai në të vërtetë ndihet i dobët, tani që ekonomia ruse po vuan pasojat e politikës së tij dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Leave a Reply

Back to top button