Horizonti.al

Kasaforta e farërave në Rrethin e Arktikut, Norvegji: Atje ku qytetërimi mund të “rritet nga e para”

Screen Shot 2016-08-17 at 21.52.18Ajo duket sikur del që nga Murit në veriun e ngrirë të universit të “Game of Thrones”, një “kuti” gjigande çeliku, me atë që duket si stoli në çati. Por ky është, në fakt, lobi mjaft mbresëlënës i hyrjes për në kasafortën gjigande të Svalbardit, në Norvegji.

E projektuar për një “jetëgjatësi të pafundme”, ndërtesa është fundosur 130 metra nën tokë të ngrirë në Platåfjellet (Mount Plateau), dhe është gjithashtu 130 metra mbi nivelin e detit, me qëllimin që t’i mbijetojë edhe ndryshimeve klimatike më të këqia. Vendi i hyrjes ka një vepër arti mbi catinë e tij, që përdor trekëndësha celiku, pasqyra dhe prizma, për të reflektuar dritën e diellit dhe dëborën, me efekte marramendëse.

Kjo hyrje si nga një tjetër botë, rreth 1300 kilometra në veri të Rrethit të Arktikut, nuk të jep asnjë ide se sa shumë kasaforta të nëndheshme fsheh. Një tub gjigand celiku shkon që nga hyrja deri 100 metra nën mal, për tek tre kasafortat gjigande në shkëmb, aty ku janë depozituar kopje të të gjithë farërave që ekzistojnë në Tokë.

Sipërfaqja totale e vendit – që mund të mbajë deri 5 milionë farëra – është 1000 metra katrorë dhe nuk është nga ai lloj vendi ku do të doje të punoje, teksa pajisjet ftohëse e mbajnë gjithmonë në temperaturën minus 18 gradë celcius.

Zyrtarisht e hapur në 2008, Kasaforta e Farërave Globale e Svalvbardit tani mban farërat e më shumë se 4000 specieve dhe bimëve, duke përfshirë edhe gjithë llojet e drithërave. Të gjithë mostrat janë kopje të atyre që ndodhen në banka të tjera gjenesh nëpër botë. Dhe ato mbeten në pronësi të bankave të gjeneve që i depozitojnë në kasafortën super të sigurtë.

Këto kasaforta të fshehta dhe të ngrira i mbajnë kopjet e tyre, me qëllimq ë varietete të ndryshme bimësh të mund të rikrijohen, nëse do të jetë e nevojshme pas ndonjë krize lokale apo ndërkombëtare (apo fatkeqësi apokaliptike). /bota.al

Leave a Reply

Back to top button