Horizonti.al

Katër Botët e Navajos

Mitet e krijimit të botës, po aq të çuditshme sa edhe Bibla

botet

 

Navajot kanë një nga rrëfimet më të gjata, dhe më komplekse të krijimit të planetit. Ajo fillon me Botën e Parë, të quajtur Bota e Zezë. Kjo përmbante katër re, duke përfshirë një të zezë, e cila përfaqësonte substancën e femrës, dhe një të bardhë, e cila përfaqësonte mashkullin. Së bashku ata krijuan njeriun e parë, që përfaqëson agimin dhe jetën, dhe gruan e parë, e cila përfaqësonte errësirën dhe vdekjen.

Qeniet e tjera në Botën e Zezë përfshijnë Kojotën e Madhe (e cila kishte lindur nga një vezë), I Zemëruari i Parë, dhe insekte të ndryshme. Gjithësesi Bota e Zezë u bë shumë e populluar, kështu që të gjithë u ngjitën në Botën Blu të zogjve. Atje, ata jetuan në harmoni për 23 ditë, derisa dikush u përpoq të flerë me gruan e shefit gëlltitës.

Të dëbuar në Botën e Verdhë të gjitarëve, ata zbuluan 6 malet, ku jetonin njerëzit e shenjtë. Këta ishin të pavdekshëm dhe udhëtonin duke ndjekur ylberet. Atje Gruja e Parë lindi dy hermafroditë. Katër ditë më vonë, ajo lindi një tjetër çift binjakësh, një mashkull dhe një femër. Deri në fund të 20 ditëve, u lindën 5 çifte binjakësh.

Një ditë, Kojota e Madhe rrëmbeu fëmijën e Përbindëshit të Ujit. Ky u zemërua aq shumë saqë bëri të bjerë aq shumë shi, derisa ujërat përmbytën deri edhe majat e maleve. Në atë që duhet të ketë qenë përmbytja me e ngadaltë në të gjithë kohën, Njeriu i Parë mbolli pemë të ndryshme dhe një kallam mashkull, ku asnjëri prej tyre nuk u rrit më shumë sesa niveli i ujërave. Në fund, një kallam femër u rrit deri në qiell. Gjithkush u ngjit në krye të saj, ku ata zbuluan Botën e Katërt – Botën e Bardhë- që është vendi ku jetojmë sot të gjithë ne./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button