Enciklopedike

Ke parë në ëndërr prindin që ka ndërruar jetë? Ja cili është shpjegimi

Ëndrrat mbajnë përherë një kuptim të rëndësishëm, mirëpo jo të gjithë arrijnë t’i mbajnë mend ëndrrat që shohin gjatë natës. Nga ana tjetër, edhe nëse arrihen të mbahen mend, shumë pak persona nisin të kërkojnë mbi shpjegimet e tyre.

Një nga ëndrrat më të shpeshta është edhe ajo e të ëndërruarit të një prindi që ka ndërruar jetë tashmë. Shumë ekspertë dhe psikologë pohojnë se personat që ndërrojnë jetë, nuk na braktisin përfundimisht, duke mbajtur me ne një raport të ngushtë në çdo moment të ditës dhe përgjatë natës, përpiqen të vendosen në komunikim me ne për të na dhënë mesazhe të caktuara. Raportet përgjatë ditës mund t’i vëmë re, nëse i mendojmë mirë gjërat që na ndodhin. Ne mund të kemi dalluar diçka të çuditshme përgjatë ditës, si një zë që na duket sikur na thërret, apo një objekt në shtëpi që mund të lëvizë papritur. Mos i neglizhoni këto shenja, pasi ato janë mesazhe që personat e afërm, të cilët kanë ndërruar jetë, përpiqen të na japin.

Kur humbet një person të dashur, është e pamundur të mos e mbash në mendje imazhin e tij/saj gjatë ditës dhe sipas psikologëve, gjërat që ne mbajmë më gjatë në mendje gjatë ditës, na shfaqen në ëndrra gjatë natës. Të ëndërruarit e tyre është një formë komunikimi që ata zgjedhin ose për të na transmetuar mesazhin se ata janë mirë në botën tjetër, ose për të na komunikuar diçka lidhur me një situatë të vështirë që mund të jemi duke kaluar. Ata po përpiqen të na këshillojnë në rastin e dytë. Është koha që ne të ndryshojmë, ose të ecim në të njëjtën rrugë, në varësi të ëndrrës që shohim. Nëse në ëndërr prindi na shfaqet i nevrikosur, atëherë kjo përbën një mesazh se duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të sjellurit, apo të vepruarit. Nëse shohim një prind që na buzëqesh, atëherë mund të ndihemi të sigurtë se po e bëjmë prindin tonë krenar në botën tjetër nga veprimet tona në këtë botë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button