Ekonomi

Kemal Derviş / Qeverisja e mirë dhe performanca ekonomike, ose lidhja mes politikës dhe ekonomisë

kemal-dervisDebati për perspektivën e rritjes ekonomike të vendeve në zhvillim është intensifikuar shumë. Pesimistët vënë theksin në ndaljen e prurjeve të kapitalit privat, që vjen prej reduktimit nga ana e FED (Federal Reserve) të blerjeve të aseteve afatgjatë, si dhe tek vështirësitë e të ashtuquajturave reforma strukturore të gjeneratës së dytë dhe të tretë, si dhe limitet për të “kapur” rritjen ekonomike jashtë prodhimit. Optimistët argumentojnë se potenciali për rritje ekonomike të shpejtë mbetet shumë i madh, për shkak të bazave më të shëndosha makroekonomike dhe premtimit të teknologjisë së praktikave më të mira, që po përhapet në të gjithë botën në zhvillim.

Ngjarjet e fundit vënë edhe një herë theksin në rëndësinë e qeverisjes së mirë dhe sistemeve politikë të përgjegjshëm, një temë e njohur kjo në studimin e rritjes ekonomike afatgjatë. Shtete që janë dukur të suksesshëm për një kohë të gjatë, si Turqia dhe Tailanda, krejt papritur po përballen me pengesa që lidhen me qeverisjen dhe aftësinë për të arritur kompromise të brendshëm politikë. Përcarja dhe mosfunksionimi që shkakton kjo gjë, janë me siguri rreziqe më të mëdhenj se sa zvogëlimi i blerjeve nga ana e FED.

Eshtë natyra e qeverisjes që përcakton nëse njerëzit shpërndajnë talentin dhe energjinë e tyre në kërkim të inovacionit, prodhimit dhe krijimit të vendeve të punës, apo në rentë dhe lobim për mbrojtje politike. Dhe këtu, kontrasti mes Egjiptit dhe Tunizisë mund të jetë një leksion objektiv, sa i përket dallimit mes suksesit dhe dështimit.

Në Egjipt, regjimi i vjetër i Hosni Mubarakut, pasi nuk arriti të demokratizohet, u shemb përballë protestave masive. Zgjedhjet ku pjesëmarrja ishte e ulët i dhanë një pjesë të madhe të votës popullore Vëllazërisë Myslimane, që erdhi e vetme në pushtet dhe vazhdoi duke injoruar qeverisjen e mirë dhe u armiqësua me gjithkënd, përvec ndjekësve të vet më të zjarrtë.

Qasja e Vëllazërisë ndaj qeverisjes shpjegon gjithashtu edhe lëmshin që ka bërë me ekonominë. Në vend të përpjekjeve për të ndërtuar institucione rregullatorë jopartiakë dhe kompetentë, të gjithë pozicionet u mbushën me militantë politikë. Fatkeqësisht, ndërhyrja e ushtrisë në korrik të vitit që kaloi i dha jetë një tjetër regjimi, i cili po duket i paaftë të ndërtojë institucione të qëndrueshëm, që të mund të nxisin pajtimin politik dhe të sjellin rritje ekonomike gjithëpërfshirëse.

Tunizia mund të na japë një shembull të skenarit të kundërt: një kompromis i vërtetë kushtetues, i mbështetur nga një shumicë dërrmuese. Nëse ai kompromis do të mbajë, po kjo do të ndodhë edhe me stabilitetin, tregjet do të funksionojnë, Tunizia do të tërheqë investime, dhe turizmi do të lulëzojë sërish.

Në qendër të dallimit mes të dy rasteve është një vizion qeverisjeje që e bën të mundur një kompromis të tillë. Një vizion i tillë ofron garanci që nuk do të krijohet një sistem i tipit “fituesi merr gjithcka”, si dhe që institucionet rregullatorë do të jenë jopartiakë dhe të mbushur me profesionistë të aftë.

Suksesi i gjatë i Kinës ofrohet shpesh si kundërshembull, për rëndësinë që e qeverisjes së mirë për performancën ekonomike. Sigurisht që shembulli kinez vë në pikëpyetje një korrelacion të fortë, mes demokracisë shumëpartiake dhe rritjes ekonomike.

Demokracia është sigurisht dicka e vlefshme në vetvete, dhe mund të jetë e dëshirueshme, pavarësisht efektit që ka mbi rritjen ekonomike. Por në kontekstin e performancës ekonomike, është e rëndësishme të nënvizohet që ka një dallim shumë të madh mes regjimeve diktatorialë, ku një individ i vetëm monopolizon gjithë pushtetin – alla Mubarak, apo si presidenti sirian Bashar al Assad – dhe Kinës, ku ka patur konkurrencë dhe përplasje mes një partie komuniste shumë të madhe. Dhe është partia që ka qeverisur në periudhën pas Maos, që funksionon si një institucion meritokratik dhe gjithëpërfshirës, dhe jo si lider autokrat.

Mungesave e rregullave të arsyeshëm dhe një administrate publike kompetente – apo më keq, diktaturat e udhëhequra nga një person – cojnë pashmangshmërisht drejt humbjeve ekonomike dhe ineficencës, dhe më tej drejt trazirave politike. Kjo është e vërtetë edhe në raste si Venezuela, ku të ardhurat e larta prej naftës fshehën për pak kohë dobësitë në themele. Në ekonominë globale komplekse të shekullit 21, performanca ekonomike e mirë dhe e qëndrueshme kërkon një takëm institucionesh që funksionojnë më së miri, të cilët nuk bien nën hyqmin e një udhëheqësi të vetëm.

Për shembull, ekonomitë e suksesshme kërkojnë një bankë qendrore të pavarur, si dhe një supervizim kompetent të bankave, që nuk zvarritet prej politikës dritëshkurtër. Ato kanë nevojë edhe për institucione rregullatorë në sektorë si telekomunikacioni dhe energjia, që mund të ndjekin politika në përputhje me objektivat që vendosen prej procesit politik, por me të emëruar që përzgjidhen sipas kritereve jopartiakë, të cilët më pas e ushtrojnë autoritetin e tyre në një mënyrë që nxit konkurrencën e hapur për të gjithë.

Kur vendimet për kredidhënie, prokurimet publikë, kontratat e ndërtimit dhe përcaktimi i cmimeve reflektojnë vetëm objektiva afatshkurtër dhe politikë, qeverisja e mirë ekonomike bëhet e pamundur – edhe për vende që kanë burime të mëdhenj natyrorë. Në vende ku këta burime mungojnë – ku inovacioni, eficenca dhe fokusi mbi prodhimin janë më të rëndësishëm – mungesa e qeverisjes së mirë do të cojë më shpejt drejt dështimit.

Të gjithë këto të cojnë në përfundimin që analizimi i faktorëve determinues për suksesin ekonomik nuk është detyrë vetëm e ekonomistëve. Përse disa shoqëri i arrijnë kompromiset e nevojshëm për të mbështetur një gjyqësor të pavarur dhe një kuadër rregullator modern – të dy elementë të domosdoshëm për një ekonomi moderne eficente – ndërkohë që të tjera adoptojnë ndaj qeverisjes një qasje partiake, të tipit “fituesi merr gjithcka”, që dobëson politikat publike dhe gërryen besimin e sektorit privat?

Kontrasti është më i fortë në vendet në zhvillim, por dallimet ekzistojnë edhe mes ekonomive të përparuara. Ndoshta aftësia e Gjermanisë për të arritur kompromisin sociopolitik – demonstruar edhe një herë prej krijimit të një koalicioni të madh pas zgjedhjeve të 2013-ës – ka qenë më e rëndësishme për suksesin e saj ekonomik të kohëve të fundit, se sa detajet e politikave fiskale dhe strukturore që ka ndjekur për ta arritur këtë sukses.

Kemal Dervish eshte ish Minister i Financave i Turqise dhe ish Administrator i UNDP

Kemal Derviş, former Minister of Economic Affairs of Turkey and former Administrator for the United Nations Development Program (UNDP), is Vice President of the Brookings Institution
Read more at http://www.project-syndicate.org/commentary/kemal-dervi–searches-beyond-specific-policies-for-the-roots-of-sustained-growth#9fIkQSmwOedHvaOi.99

Leave a Reply

Back to top button