Psikologji

Këmbëngulja që mposhti varfërinë. Histori suksesi nga një djalë i ri…

Jeta nuk është një shtrat me trëndafila. Disa hanë me lugë floriri, ndërsa disa të tjerë nuk mund të përballojnë dot as ushqimin e përditshëm. Dhe pikërisht këtu qëndron vështirësia. Nëse je i pasur, mund të flasësh shumë lehtë për të ardhmen, apo për synimet që do të arrish në jetë. Ndërsa kur je i varfër dhe sidomos kur je jetim nga njëri prind dhe prindi tjetër mezi arrin të siguroje bukën e përditshme për katër fëmijët e vet, jo vetëm që nuk mund të flasësh dot për të ardhmen, por as nuk je i sigurt nëse të tashmen mund ta kalosh.

Deri në moshën 9 vjeçare, u rrita me të dy prindërit e mi. Pas meje, mami bëri edhe tri motra të tjera. Dy ditë pasi kisha festuar ditëlindjen time të nëntë, im atë pësoi infark në zemër dhe ndërroi jetë. Në atë kohë unë nuk kuptoja mirë se çfarë po ndodhte, por tani e kuptoj çdo gjë lidhur me atë sëmundje, apo me largimin nga jeta të një prindi.

Pas vdekjes së tij, gjithë të afërmit që dikur na vizitonin, nuk u dukën më në derën e shtëpisë sonë, por kjo nuk kishte shumë rëndësi. Vështirësia në familjen tonë qëndrontë tek ekonomia. Mami punonte si rrobaqepëse në një firmë, por paguhej shumë pak dhe mezi na dilnin lekët për të ngrënë. Mua më duhej të mbaja motrat, por edhe të ndiqja shkollën njëkohësisht. Kur arrita në adoleshencë, mendova se duhet të bëja diçka. Nuk mund të vazhdohej më ashtu. E kuptoja mamanë time, por doja të jetoja edhe një jetë të denjë dhe më besoni, nuk mund të quhej një jetë e denjë të flije në dimër e në verë në dysheme, sepse orenditë i shisnim për të blerë ushqime, sa herë ngeleshim pa ngrënë në fund të muajit. Por isha vetëm adoleshent dhe ime më nuk më lejonte ta lija shkollën.

Kur mbusha 18 vjeç, unë përfundova gjimnazin dhe nuk kisha pse të zihesha me mamin. Dihej që nuk do e vazhdoja shkollën e lartë, sepse nuk kishim të ardhura, ndaj vendosa të merresha me diçka tjetër. Në kishën ku shkoja çdo javë, kisha dëgjuar mbi mundësinë e të bërit para online përmes blogjeve nga Forex. Me siguri disa nga ju e njohin marketingun e Forex. Per këtë punë, i kërkova një shoku kompjuterin e tij të përdorur, të cilin ai nuk e përdorte më dhe iu luta mamit të lidhnim internetin në shtëpi. Ajo filloi të qante sepse nuk mund të ma realizonte atë kërkesë, pasi një kosto e tillë shtesë për ne në atë kohë quhej luks, ndaj i mora borxh lekët për internet tek një shok tjetër.

Në fillim kisha shumë frikë. Isha fillestar dhe nuk e dija nëse kjo gjë do të funksiononte, por mendja ime rrinte vetëm aty. Mami ishte lodhur dhe lodhej përditë në një firmë të shkretuar që e paguante për të mbijetuar. Motrat e mia ishin të shkëlqyera në mësime. Isha kujdesur dhe doja të kujdesesha për to përherë. Unë nuk e vazhdova shkollën e lartë, por kurrsesi nuk mund t’i lija ato pa shkollë, sepse e meritonin. Ato mësonin gjithë pasditen dhe unë krenohesha kur shkoja në mbledhjet e prindërve dhe mësuesja e tyre kujdestare më lexonte vetëm notat 10 që ato kishin marrë.

Ndaj ju futa kësaj pune. Lexova shumë dhe në blogun që ndërtova online, arrita të fitoja që në fillimet e tij. E vështirë ishte të gjeja njerëz të besueshëm për pagesën, por ia dola dhe ajo që më diferenconte nga shumë persona të tjerë që merreshin me blogje, ishte fakti se unë postoja mbi tema të vlefshme. Gjithë strategjitë jo të vlefshme, i lashë mënjanë. Qëndroja shumë orë përpara kompjuterit. Mund të rrija edhe mbi 10 orë. Kushedi sa herë u zura me mamin dhe motrat muajin muajin e parë, por në fund të tij, mora pagesën. 700 dollarë. Ime më dhe motrat e mia nuk arrinin ta besonin. Dalëngadalë ne nisëm ta mobilonim shtëpinë dhe më e rëndësishmja, të mos e ndjenim më urinë të trokiste në derën tonë. Tani ato e kanë kuptuar punën time dhe më lënë të qetë në orët që jam përpara kompjuterit.

Kam filluar edhe të kursej shumë, sepse pas një viti motra ime e madhe hidhet në maturë dhe siç e thashë në këtë histori, dua që t’u siguroj motrave shkollën e lartë. Ndoshta një ditë gjërat mund të mos ecin kaq vaj, sepse çdo gjë e ka një fund, por unë do ta shfrytëzoj internetin në maksimum për të përfituar prej tij dhe për të dhënë mesazhin se interneti nuk është vetëm një humbje kohe. Ka dhe nga ata që e përdorin internetin për të fituar të ardhura dhe për të mos e lënë familjen të flejë në dysheme, sepse krevatët apo divanët duhet të shiten nga uria dhe mungesa e parave.

Mua më vjen mirë që u rrita në varfëri, sepse ajo ka qenë një forcë e madhe motivimi për t’ia dalë mbanë si dhe për t’i njohur njerëzit që vërtet ta duan të mirën. Ata që të duan, nuk largohen në momentet e tua më të vështira, por të mbështesin për t’ia dalë mbanë.

Dua t’i them diçka të gjithëve: Luftoni për ëndrrat tuaja. Vendosini vetes synime dhe përpiquni për t’i arritur ato. Mos u kënaqni me pak dhe as mos u justifikoni me faktin se fajin për varfërinë e ka politika. Aspak. Jeta është në duart tuaja dhe suksesi juaj varet vetëm nga përpjekjet tuaja. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button