Analiza

Këngë të lashta dhe funde tartani: Simbolet (e sajuar) të skocezëve

simbolet skocezeSkocia ka qenë ngahera e lidhur me Anglinë. Dhe në të njëjtën kohë, do të jetë gjithmonë e varur. Sa më shumë skocezët do të sforcohen që të shfaqin simbolet e identitetit dhe traditës së tyre, aq më e dukshme do të jetë kjo gjendje varësie. Sepse ata simbole, ajo traditë, “mbështetëset” e atij identiteti janë false. Të pavërtetë dhe relativisht të vonë, jo më shumë se 200 vjeçarë. Të fabrikuar për të garuar me anglezët.
Kjo temë është trajtuar shumë mirë nga Hugh Trevor-Roper në “Shpikja e traditës”. Historikisht, Highland-et skoceze, deri në vitet 700 kanë qenë konsideruar një zgjatim i Irlandës së Veriut. Skotët e lashtë kanë qenë kolonë të Ulsterit dhe ashtu si irlandezët, malësorët u panë për më shumë se një mijëvjeçar. “Irlandeze” quhej gjuha e tyre gale dhe keltët irlandezë ishin krenarë që ishin Macdonald, zotërinj të mëdhenj të Skocisë dhe Irlandës jugore. Nga Irlanda vinin ata që i binin harpës. Dhe sa për modën, si galë të përsosur, mbanin të gjithë pantallona. Legjendat dhe folklori do të vinin më vonë.
Për të parin, u fillua me një kopje: për të fabrikuar një komb, duhet mbi të gjitha një e kaluar e lavdishme. Mjaftuan pesë vite: 1760 dhe 1765, mësuesi i panjohur shumë i simpative nacionaliste, James Macpherson i dha shtypit Këngët e Ossianit, një poemë gale shumë e vjetër, dëshmi e qytetërimit të rafinuar të Skocisë së lashtë, që nuk kishte asgjë për t’i patur zili Greqisë. Ishtë një gjë e sajuar, por preku të gjithë Europën. Që nga Gëte, tek Foskoli dhe tek Madame de Staël: bota krijoi bindjen që Skocia në të kaluarën kishte dominuar kontinentin e vjetër, në një kohë kur anglezët ishin thjeshtë barbarë. Malësorët zbuluan krenarinë dhe Macpherson themeloi Highland Society për përhapjen e traditave etnike, krejtësisht imagjinare.
Hapi i dytë: duhej folklori, zakonet dhe mbi të gjitha kostumet. Historikisht nuk ekzistojnë dëshmi të kilt-it, përpara viteve Tridhjetë të Shtatëqindës, kur kuakeri (anglez!) Thomas Raulinson, pronar i një zinxhiri furrash shpiku “philibeg”-un, apo “kilt-in e vogël” për të bërë më të volitshëm veshjen e punëtorëve të tij, që atëherë mbanin një tunikë. Rasti e deshi që anglezët, disa dhjetëra vite më vonë vendosën të ndalojnë atë philibeg, duke e shndërruar në simbol të përsosur të pavarësisë. Në vitin 1805, Sir Ualter Scott shkruante në një artikull, pa asnjë provë historike, se skocezët e lashtë e kishin patur zakon që të vishnin “një zhgun tartani”, ose një fund me kuadrata në vend të pantallonave kelte. Pak vjet më vonë, Scott u bë president i Centic Society në Edinburg, i lumtur që do të mundte të “promovonte entuziasmin e një gali kur lirohet prej skllavërisë së litarëve”.
Kur në vitin 1922 Mbreti Xhorxh IV i Anglisë shpalli një vizitë të afërt në Edinburg, Sir Ualter Scott, në krye të të gjithë ruajtësve të një tradite të sajuar, vendosi ta transformojë paradën në një manifestim të “folklorit të lashtë skocez”. “Ejani ju lutem – i shkruante Scott një fisniku nga HIghlands – dhe merrni me vete disa dhjetëra njerëz të klanit, bëni që të duken si një kryetar i ishujve!” Rekomandonte që të vishnin kilt-in: stofi do të furnizohej prej Ulliam Uilson dhe i biri, e njëjta kompani që kishte bindur Celtic Society që të konfirmonte një histori e cila nuk kishte qarkulluar kurrë më parë, sipas të cilës gjithësecili klan kishte një dizenjo të caktuar identifikimi të fundeve. Rekomandimi i fundit: “Duam të shohim malësorë”.
Parada ishte një sukses i vërtetë: kilt, këngë të lashta, pipa. Ishte fillimi, shpikja e një tradite e cila sot jeton dhe peshon politikisht. /Corriere della sera/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button