Nga Mariah Carey tek Wham, një udhërrëfyes ekonomiko financiar i Këngëve të Krishtlindjes
Të përpikta si panetonia në fund të drekës, gjeli i detit dhe pakot për t’u hapur në mesnatë, vijnë këngët e Krishtlindjeve, “dekorime” të paktën po aq thelbësore sa veshtulla për të krijuar atmosferën e duhur midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Por cilat prodhojnë të ardhurat më të larta nga të drejtat e autorit çdo vit?
Ndër më të famshmet, White Christmas nga Bing Crosby, e cila në 2019-ën në Angli u rikthye në 10-shen e këngëve më të dëgjuara në javët para Krishtlindjeve, prodhon çdo vit rreth 320 mijë dollarë fitime.
Mariah Carey është gjithashtu protagonistja e Krishtlindjeve. Kënga e saj “All I want for Christmas is you”, me 16 milionë kopje është kënga e dytë më e shitur e Krishtlindjeve.
Me të ardhura mesatare prej 400,000 dollarë në vit, është një nga këngët më fitimprurëse të Krishtlindjeve për sa i përket të drejtës së autorit. Krishtlindja e mrekullueshme nga Paul McCartney dhe Fairytale of New York nga The Pogues gjithashtu ecin në të njëjtat shifra.
Pak më poshtë gjendet Wham me “Last Christmas”.
Që nga viti 1984, kur u shkrua nga George Michael, ka shitur 10 milionë kopje dhe mbledh 300 mijë dollarë honorare çdo vit.
400 mijë dollarë
Mariah Carey – “All I want for Christmas is you”
Me 400 mijë dollarë të ardhura mesatare në vit, “All I want for Christmas is you”, e cila u këndua në 1994 nga Mariah Carey, është një prej këngëve të Krishtlindjeve me më shumë të ardhura nga të drejtat e autorit
400-600 mijë dollarë
Paul McCartney – “Wonderful Christmastime”
Kënga më fitimprurëse e Paul McCartneyt nuk ka fare lidhje me Bitëllsat. “Wonderful Christmastime: sjell diku midis 400 dhe 600 mijë dollarë nga të drejtat e autorit në vit
400 mijë dollarë
The Pogues – “Fairytale of New York”
Mes Anglisë, SHBA dhe Irlandës, kjo këngë e The Pogues ka shitur 3 milion kopje. Të ardhurat e përvitshme nga të drejtat e autorit kapin shifrën 400 mijë dollarë
320 mijë dollarë
Bing Crosby – “White Christmas”
Nuk ka Krishtlindje pa “White Christmas”, dhe nuk ka “White Christmas” pa Bing Crosby. Vlerësohet se për nga të drejtat e autorit, kjo këngë e nxjerrë në 1942 sjell çdo vit afro 320 mijë dollarë të ardhura.
300 mijë dollarë
Wham – “Last Christmas”
Kënga klasike më e dashur e të apasionuarve pas popit të viteve tetëdhjetë, Last Christmas u kompozua nga George Michael në vitin 1984. Që atëherë ka shitur 10 milion kopje, dhe arkëton 300 mijë dollarë të ardhura në vit. / bota.al