Enciklopedike

Keni parë “Vikings”? A e dini se kush ishte Ragnar Lodbrok?

Screen Shot 2016-05-06 at 07.44.04

Kush është protagonisti i serialit Vikings? Cili qe në të vërtetë Ragnar Lodbrok? Ragnar Sigurdson, i njohur edhe si Ragnar Lodbrok (domethënë Çorapeleshti) jetoi në shekullin VIII pas Krishtit dhe mbretëroi në Suedi dhe Danimarkë si një mbret gjysmë-legjendar, trashëgimtar i Zotit Odin.

Nuk ekzistojnë dokumente që vërtetojnë ekzistencën e tij, por legjendat rreth bëmave të tij kanë mbijetuar deri në ditët tona. Duke shqyrtuar dyshimet dhe pasaktësitë historike, mund të thuhet se Ragnar është parë në krye të përparimit agresiv të ushtrisë së madhe daneze që pushtoi Anglinë në vitin 865 nën simbolin e korbit. Veprimet ushtarake u bënë edhe më të ashpra me trashëgimtarët e tij që zgjeruan hartën e pushtimeve:përveç Anglisë, mësynë edhe në Skoci, Francë dhe në pellgun e Mesdheut.

Jeta dashurore e Ragnar është subjekt i interpretimeve dhe legjendave të ndryshme, aq sa ta bëjë të pasigurtë numrin e grave dhe fëmijëve që pati. Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet, në bazë të Gesta Danorum dhe Ragntssona pattr, se Ragnar pati nga gruaja e tij Lagerta (e quajtur edhe Kraka dhe Aslaug, është e paqartë nëse bëhet fjalë për një grua apo disa gra të ndryshme), e bija e Sigfried dhe Brunhilde, Bjorn Krahëhekuri, Sigurd Sygjapri, Ivarri Pa Kocka, Hvitserkr, Ubbe dhe Eirikr i Kapeles në Erë. Sipas dëshmive, fundit i të madhit Ragnar Lodbrok erdhi kur mbreti i Nortumbrias, një rajon i ishujve britanike, e kapi dhe e hodhi në një gropë me gjarpërinj. Megjithatë, është i njohur fakti se fëmijët morën hak për vdekjen e të atit, duke e kapur dhe vrarë monarkun./bota.al

Leave a Reply

Back to top button