Psikologji

Kërko një mashkull që do të të dojë për atë që je. Disa këshilla që çdo femër duhet t’i lexojë…

Mos kërko mashkullin që të bën të ndjesh flutura në stomak me një prekje të tij. Kërko atë që të bën të ndihesh aq rehat sa në shtëpinë tënde, kur të përqafon.
Mos kërko dikë që të jetë i gjatë, i paraqitshëm dhe elegant. Kërko dikë që të jetë modest, me zemër të madhe dhe me dinjitet të fortë.


Mos kërko dikë që di të flasë në mënyrë të bukur. Kërko dikë, veprimet e të cilit flasin më shumë se fjalët.
Mos kërko mashkullin që të bën të mendosh gjëra të bukura për të ardhmen. Kërko atë që do të dijë t’i shndërrojë ëndrrat e tua në realitet.
Mos kërko një mashkull me të cilin do të flasësh duke u sforcuar. Kërko dikë që do të jetojë me entuziazëm çdo moment me ty.
Mos kërko dikë që do të luajë me zemrën tënde. Kërko dikë që do luajë lojën e të bërit të lumtur.


Mos kërko atë mashkull që do ta vështirësojë jetën tënde. Kërko dikë që e di njësoj si ty, se jeta është tashmë e komplikuar.
Mos kërko atë që e ka portofolin të rëndë dhe statusin social të lartë. Kërko atë mashkull që do të dijë të të mbrojë gjithmonë.
Mos kërko një mashkull për atë çfarë ai mund të bëjë për ty. Kërko dikë për çfarë mund të bëni për njëri-tjetrin.
Mos kërko mashkullin që e duan gjithë femrat. Kërko atë që do vetëm ti.
Mos kërko mashkullin me arrogancë dhe muskuj. Kërko atë që ka besim tek cilësitë e tij.


Mos kërko mashkullin që nuk ka kërkuar asnjëherë të jetë i vetmi. Kërko mashkullin që di të dashurojë me gjithë zemër dhe të jetë i vetmi për ty.
Mos kërko atë që dashuron bukurinë dhe pafajësinë tënde. Kërko atë që dashuron forcën dhe guximin tënd.


Mos u dashuro me atë që të trajton si një mundësi më shumë, por me atë që ka frikë të të humbasë. Dashurohu me atë që mezi e pret orën për të të shoqëruar në një aventurë të quajtur Jetë. Dashurohu me atë që të do vërtet për atë që je…

Leave a Reply

Back to top button