Psikologji

Këshilla e fuqishme e një djali 24 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë prej kancerit…

Vendi ku ne jetojmë, është mjaft i bukur dhe në të mund të arrish gjithçka e sërish, ne nuk do të jemi këtu përgjithmonë. Jeta jonë është një shkëndijë e shkurtër në këtë planet të bukur dhe ajo fluturon me shpejtësi të pafundme drejt universit të panjohur. Ndaj, shijoje kohën tënde në këtë botë me pasion. Bëje atë interesante! Bëje të vlefshme!

“Jam vetëm 24 vjeç dhe e kam zgjedhur kravatën e fundit që do të vesh. Do të jetë ajo që do të më veshin në funeralin tim pak muaj më vonë nga tani. Mund të mos kombinohet siç duhet me kostumin tim, por mendoj se është perfekte për rastin që do të përdoret.

Diagnoza e kancerit u vendos shumë vonë për mua dhe nuk më la hapësirë për një shpresë sado të vogël se mund të jetoja më gjatë, por kuptova se gjëja më e rëndësishme për vdekjen, është të sigurohesh se po e lë këtë botë një vend më të mirë me kontributin tënd, nga sa ishte në fillim. Mënyra se si e jetova jetën time, ekzistencën time, ose më mirë, humbja e jetës sime, nuk do të ketë asnjë vlerë, sepse unë kam jetuar duke mos bërë asgjë që të lërë një impakt të madh.

Më parë në mendjen time kishte plot gjëra. Kur mësova se sa pak kohë më kishte mbetur, arrita të kuptoj se cilat gjëra ishin me të vërtetë të rëndësishme për mua. Ndaj, po ju shkruaj për një arsye mjaft egoiste, duke i dhënë jetës sime kuptim duke e ndarë me ju atë çfarë kam kuptuar.

– Mos e shpëdoroni kohën me punë, të cilat nuk i pëlqeni. Është e qartë se nuk ke për të korrur sukses në diçka që nuk e pëlqen. Durimi, pasioni dhe përkushtimi vijnë natyrshëm, kur e do atë që bën.

– Është budallallëk ta vrasësh mendjen për opinionet e të tjerëve. Frika të dobëson dhe të paralizon. Nëse e lejon atë, ajo mund të rritet çdo ditë, derisa të mos mbetet asgjë nga ty, veçse një guaskë e vetvetes tënde. Dëgjoje zërin tënd të brendshëm dhe ndiqe atë. Disa njerëz mund të të quajnë të çmendur, por disa të tjerë mund të mendojnë se je një legjendë.

– Merr kontrollin e jetës tënde në duart e tua. Mbaj përgjegjësi për gjërat që të ndodhin. Kufizoji zakonet e këqija dhe përpiqu të jetosh një jetë të shëndetshme. Gjej një sport që të pëlqen dhe praktikoje. Mbi të gjitha, mos u anko. Lëre jetën tënde të formohet nga vendimet qe ti merr, jo nga ato që ti nuk i ke marrë.

– Vlerësoji njerëzit përreth teje. Miqtë dhe të afërmit e tu do të jenë përherë një burim i pafund fuqie dhe dashurie. Ndaj, nuk duhet të mos tregohesh mosmirënjohës ndaj tyre.

Është e vështirë për mua të shpreh gjithë ndjenjat e mia lidhur me rëndësinë e realizzimit të këtyre hapave mjaft të thjeshtë, por unë shpresoj se ti do ta dëgjosh dikë që e ka kuptuar se sa vlerë ka koha.

Unë nuk jam i mërzitur, sepse e di se ditët e mia të fundit i kam jetuar me kuptim. Unë jam i mërzitur se nuk do të shoh të ndodhin gjëra të mira në botë, si momentin kur do të përfundojë korrupsioni, apo lufta në Siri.

Ti mund ta jetosh një jetë në varësi të rrethanave, duke i shpenzuar kot ditët dhe orët e saj, ose mund të luftosh për gjërat, në të cilat beson dhe në fund të shkruash historinë e madhe të jetës tënde. Unë shpresoj se ti do të bësh zgjedhjen e duhur.

Lër një gjurmë në këtë botë. Të uroj një jetë plot kuptim, pavarësisht vendimeve që merr. Vendi ku ne jetojmë, është mjaft i bukur dhe në të mund të arrish gjithçka e sërish, ne nuk do të jemi këtu përgjithmonë. Jeta jonë është një shkëndijë e shkurtër në këtë planet të bukur dhe ajo fluturon me shpejtësi të pafundme drejt universit të panjohur. Ndaj, shijoje kohën tënde në këtë botë me pasion. Bëje atë interesante! Bëje të vlefshme!

Faleminderit!”

Leave a Reply

Back to top button