Psikologji

Këshilla Nr.2: Lumturia s’është i vetmi emocion. Përqafoni të tjerët

Lumturia nuk është i vetmi emocion që ju ndihmon të jeni të shëndetshëm. Ka rëndësi edhe sa të ngazëllyer, krenarë, të fortë dhe të hareshëm jeni. Në një studim të kohëve të fundit, njerëzit që ndjenin gamën më të gjerë të emocioneve pozitive kishin nivelet më të ulët të shenjuesve inflamatorë në gjak. Inflamacioni më i ulët përkthehet në një risk më të ulët sëmundjesh, si diabeti dhe ato të zemrës.

Autori Anthony Ong, profesor i zhvillimit njerëzor në Cornell University, mendon se njerëzit janë në gjendje të maksimizojnë këto të mira, duke ekzaminuar emocionet e tyre. “Kur vjen fjala tek futja e më shumë emocioneve pozitive në jetën tonë, sekreti është një praktikë e përditshme e kategorizimit të emocioneve pozitive”, thotë ai. Herën tjetër që ndjeheni entuziastë, të interesuar apo të frymëzuar, mbani shënim. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button