Psikologji

Këshilla Nr. 3: Mos mbani mëri, ju bën keq!

Falja e vetes dhe të tjerëve mund të mbrojë kundër stresit dhe pasojave që ka mbi shëndetin mendor, sipas një studimi të fundit. Duke përdorur të dhënat e vëzhgimit të 148 personave, studiuesit zbuluan se ata që kishin qenë më të stresuar në jetët e tyre, kishin shëndet mendor dhe fizik më të keq – sigurisht, asgjë për t’u habitur deri këtu. Por ata zbuluan gjithashtu se nëse njerëzit falnin shpejt veten dhe të tjerët, vetëm kjo karakteristikë praktikisht eleminonte lidhjen midis stresit dhe sëmundjes mendore.

“Pothuaj zhduket fare – është statistikisht zero”, thotë autori i studimit Loren Toussaint, profesor i asociuar i psikologjisë në Luther College në Ajoua.

“Nëse nuk ke prirje për të falur, ndjen efektet e stresit në një mënyrë të pazbutur. Nuk ke një sfungjer kundër tij”.

Toussaint thotë se beson 100% që falja mund të mësohet. Shumë terapistë punojnë për të kultivuar faljen në seanca, thotë ai, dhe studimet kanë treguar se thënia e një lutje të shkurtër apo një meditim i shkurtër mbi faljen, mund të ndihmojë shumë njerëzit për të eleminuar stresin dhe pasojat e tij. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button