Psikologji

Këshilla të provuara nga filozofët, për një jetë të lumtur dhe të shëndetshme

Disa tingëllojnë si këshilla prindërish. Të tjerë mund të thonë se u duken klishe. S’është e vërtetë. Janë nga ato gjëra, që nëse e mendon thellë-thellë, ta zvogëlojnë numrin e halleve dhe ta përmirësojnë cilësinë e jetës.

Bëni 20-30 minuta vrap çdo ditë.

Uluni në heshtje për të paktën 10 minuta, çdo ditë.

Pini të paktën 2 litra ujë, çdo ditë.

Flini 8 orë në ditë.

Kaloni kohë me njerëz mbi 70 vjeç dhe nën 6 vjeç.

Hani më shumë ushqim që bëhet nga pemët dhe bimët dhe më pak që bëhet në fabrika.

Mos e harxhoni energjinë tuaj të çmuar me thashetheme.

S’ke pse fiton çdo debat. Bjer dakord për të mos rënë dakord.

Punës tënde nuk do u bëhet vonë për ty kur të sëmuresh. Miqve po. Mos humb kontaktet.

Shijoje jetën çdo moment. Provo gjëra të reja.

Ha mëngjes si mbret, drekë si princ dhe darkë si i varfër.

Mos e stërmundo veten. Mos harro limitet e tua.

Sado e mirë apo e keqe të jetë një situatë, dije se do të ndryshojë.

Nuk është puna jote, se ç’mendojnë të tjerët për ty.

Mos e merr veten shumë seriozisht, askush tjetër nuk e bën.

Përpiqu që çdo ditë, të bësh të paktën tre njerëz të buzëqeshin.

Jeta është shumë e shkurtër për të harxhuar kohë duke urryer ndokënd. Hiqi qafe këto ndjenja.

Mos u krahaso me të tjerët. Ti s’e ke idenë si i kanë hallet.

Lexo më shumë libra, se sa muajin e kaluar.

Endërro më shumë kur je zgjuar.

Nuk ka asgjë që koha nuk e shëron! / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button