Psikologji

Këshilla të vlefshme për ditën e sotme. Lexoji dhe zbatoji!

Bëji gjërat që përherë ke folur dhe ke menduar për t’i bërë, por që s’i ke bërë akoma.

Kuptoje se kur duhet të thuash “Po” dhe kur duhet të tregosh guximin për të thënë “Jo”.

Mos kërko falje për gjërat, për të cilat nuk e ke ti fajin. Ti nuk mund të kontrollosh gjithçka.

Kuptoje se kur duhet të vazhdosh të përpiqesh e kur t’i lësh gjërat dhe njerëzit të largohen.

Mjaft vrapove në jetën tënde. Ule ritmin, qetësohu dhe shijoje paksa të tashmen. Do të të pëlqejë.

Shpenzo kohën me miqtë që të mbështesin në rrugëtimin tënd. Gjithë të tjerët mbaji larg vetes.

Mësoje mirë se kush je dhe mos e lejo askënd tjetër të të tregojë ty se kush je.

Mos u trego dembel. Për të ecur larg në jetë, duhet të punosh fort, ndaj nis që sot.

Dhuro buzëqeshje. Nuk ka gjë që ta ngrohë më tepër zemrën e njerëzve, se sa një buzëqeshje.

Tregohu i mirë. Është e lehtë të jesh i keq, por është e vështirë të jesh dhe të mbahesh mend për mirë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button