Psikologji

Këshillat e dy prindërve për të birin e sapodiplomuar. Ia vlen t’i lexoni…

“Është e vështirë të besosh se ti shumë shpejt do ta përballosh vetë jetën tënde. Ky është momenti, për të cilin jemi përgatitur edhe unë me babain tënd, por sërish, është diçka e vështirë për ne. Ka qenë një nder për ne të të rrisnim dhe unë jam e lumtur të të shoh të nisësh këtë kapitull të ri të jetës tënde, por sërish e kam merakun tim për ty. Çdo nënë ka merak dhe frikë se fëmija i vetë mund të mos ia dalë dot mbanë i vetëm, ndaj dije se mua do të më kesh përherë pranë, edhe nëse çdokush tjetër do të largohet për një mijë e një arsye nga ty. Do të më mungojë çdo gjë që bënim bashkë, kur ti ishe fëmijë, dhe do të më mungojnë gjithë bisedat tona, kur ti ishe i rritur. Por gjithsesi, përpara se të përlotem në këtë letër, unë dhe babi yt kemi përgatitur një listë me këshillat që mendojmë se do të të duhen në çdo ditë të jetës tënde si një i rritur i përgjegjshëm…

  1. Ha shëndetshëm. Largohu një herë e përgjithmonë nga ushqimet e shpejta dhe ha ushqime të shëndetshme.
  2. Mbaj një higjienë përherë të pastër në maksimum. Kështu do të ndihesh edhe vetë mirë, teksa do të mbash erë të mirë.
  3. Sillu mirë me të tjerët. Të sillesh keq është e lehtë, ndërsa të jesh i mirë është e vështirë. Mos u kënaq me gjërat e lehta.
  4. Mos u ndiko nga presionet shoqërore. Shoqëria e sotme të shtyn shpesh në gabime, por nëse nuk e sheh diçka të arsyeshme, mos e bëj. Mos bjer pre e shoqërisë!
  5. Ji falenderues dhe mirënjohës për atë që ke, apo që të ofrohet. Nuk ka gjë më të mirë në këtë botë se mirënjohja. Praktikoje atë shpesh.
  6. Shpenzoji lekët me mend. Është e lehtë t’i shpërdorosh paratë, por e vështirë t’i kursesh ato. Kurse që, në një rast urgjent, të mos kërkosh borxh, por t’i kesh lekët e duhura për t’ia dalë mbanë.
  7. Studio, studio, studio. Fakti që sot u diplomove, nuk do të thotë se ti tani di gjithçka. Gjërat ndryshojnë, ndaj duhet t’i përshtatesh ndryshimeve duke lexuar në çdo kohë për çdo risi.
  8. Mos u lidh menjëherë me një vajzë që do të njohësh. Njihe atë dhe mos u ndiko nga entuziazmi i fillimit, sepse më vonë mund të ndaheni dhe ke për ta lënduar atë më tepër. Vajzat janë të brishta.
  9. Shpreso për më të mirën, por përgatitu për më të keqen. Bëj më të mirën për të arritur maksimumin, por nëse s’e arrin, duhet të jesh i përgatitur edhe për të keqen që mund të ndodhë.
  10. Gjithmonë mbaje sensin tënd të humorit. Që i vogël ti qeshje shumë dhe po këtë sens humori e mbajte edhe kur u rrite. Unë shpresoj ta mbash deri në fund të jetës tënde, sepse një person i qeshur duket përherë më i bukur.

Mbaji këto këshilla vath në veshë dhe do ta kuptosh se jeta do të mësojë shumë më tepër se kaq. Këto janë thjesht disa nga gjërat që ti duhet të bësh për të jetuar një jetë të lumtur e të paqtë. Të tjerat, ti do t’i mësosh vetë dhe ne kemi vendosur t’ia lëmë kohës.

Me dashuri, mami dhe babi yt”.

Leave a Reply

Back to top button