Zodiak

Këshillat e muajit Qershor, për shenjën e Dashit

Qershor 2018 – Miqtë dhe argëtimi pranë shtëpisë mund t’ju joshin shumë gjatë hënës së re të 13 qershorit. Përse të rrini këmbëkryq, kur mund të dëfreheni diku pranë? Përqëndrohuni për t’u argëtuar me njerëz që kanë po të njëjtën mendësi.

Në datën 26, Marsi tërhiqet tek Ujori. Merrni kohë të mendoheni, dhe mos u nxitoni për asgjë. Mbajini nën kontroll pasionet tuaja, dhe jepini më shumë shans durimit dhe sjelljes së mirë.

Hëna e plotë në 27 qershor ndriçon direkt mbi karrierën tuaj dhe pozicionin që keni në shoqëri. Nëse përballeni me kërkesa apo opinione të paarsyeshme, thjesht jini të durueshëm dhe të palëkundur. Ka njerëz që varen nga arsyeja juaj e shëndoshë dhe performanca juaj.

Ditët më me fat: 3, 20, 30

Ditët më sfiduese: 16, 21

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button