Zodiak

Këshillat e muajit Qershor, për shenjën e Demit

Qershor 2018 – Jeta bëhet më e rehatshme dhe më e bukur me bashkimin me Venusin dhe Neptunin në 2 qershor. Duhet të doni atë që po bëni dhe bëni kujdes: mos shpenzoni gjithçka menjëherë.

Prisni një përfitim financiar apo një të ardhur të paparashikuar kur të vijë hëna e re, në 13 qershor. Jini të matur dhe dyshues, nëse një ofertë që ju bëhet, ju duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por mos hezitoni nëse shansi ju duket i besueshëm dhe i fortë.

Hëna e plotë në 27 qershor mund të sjellë komplikime, por pikërisht këtë doni tani. Do të keni më shumë opsione për të zgjedhur, qoftë rroba, ushqime, argëtim, opinione apo besime. Merrni kohë të shijoni shumëllojshmërinë e gjërave që ju paraqiten tani.

Ditët më me fat: 1, 13, 16

Ditët më sfiduese: 5, 21

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button