Analiza

Kështjella e nacionalizmit: Rusia po e humb moralin e saj politik

Screen Shot 2015-04-03 at 12.09.26 PM

Nga Christian Neef

Vrasja e politikanit të opozitës, Boris Nemçov, zbuloi se Rusia ndodhet në një çorodi të fortë morale. Vendi është shndërruar në një fortesë nacionaliste të fuqive, të cilat janë të lumtura të injorojnë pasojat potencialisht të rrezikshme të një sjellje të tillë. Brenda një periudhe prej 4 javësh, dy ngjarje ndodhën në Rusi, të cilat në shikim të parë, nuk duket se kanë të bëjnë shumë me njëra-tjetrën. Por në një vështrim më të imët, ato duken të lidhura ngushtë.

E para ishte vrasja e politikanit të opozitës, Boris Nemçov; e dyta, takimi i Forumit Konservator Rus, një javë më parë në Shën Petersburg. Të dy dukuritë – vrasja e pacipë, vetëm pak hapa larg Kremlinit, dhe përpjekja për të krijuar një lloj Internationaleje Nacionaliste në truallin rus –

provojnë të njëjtën gjë: Rusia është bërë politikisht dhe moralisht e destabilizuar.
Forumi i Shën Petersburgut, ku morën pjesë 150 anëtarë të partive të ekstremit të djathtë, duke përfshirë edhe partisë ekstremiste të krahut të djathtë të Gjermanisë NPD, kishte për qëllim të shqyrtonte “tendencat e përbashkëta politike”, që ata mund të kenë me udhëheqjen ruse. Politikanë që haptazi simtatizojnë Adolf Hitlerin, ishin në mesin e tyre.

Rusët më liberalë – ata që të paktën i kushtojnë ende vëmendje lajmeve të tilla – u tronditën. Tek e fundit ai aktivitet, pa neo-nazistët që marshonin nëpër një qytet, në rrugët e të cilit endeshin dikur qindra e mijëra civilë të uritur për vdekje, gjatë rrethimit Luftës së Dytë Botërore të Leningradit, sikurse quhej asokohe qyteti. Ato vdekje erdhën pikërisht nga duart e Gjermanisë së Hitlerit, një ngjarje kjo e tmerrshme që e shndëroi qytetin në një simbol të rezistencës heroike kundër nazistëve.

Kjo tingëllon akoma më keq përballë faktit, se përvjetori i 70 i fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Hitlerin, do të festohet me shumë madhështi në datën 9 maj, në Sheshin e Kuq në Moskë. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, tha se

nuk ishte në gjendje të komentonte mbi ngjarjen e Shën Petersburgut, duke shtuar se ai aktivitet “nuk ishte në axhendën tonë”. Megjithatë, një nga organizatorët e ngjarjes, ishte partia politike ruse politike Rodina (Atdheu), e cila u bashkë-themelua nga Dimitri Rogozin, ish-zv.kryeministri i vendit dhe më pas drejtues i industrisë së armëve. Në fakt, Rogozin u ul pranë Putinit, gjatë një takimi të kohëve të fundit të Komisionit të Përgatitjes së festimeve të 9 Majit.

Por ka edhe më. Jo shumë kohë më parë, stacioni televiziv opozitar ‘Dozhd’, pyeti shikuesit e saj nëse ndoshta do të kishte qenë më mire, që Leningradi të ishte lejuar të binte në duart e nazistëve gjatë luftës, në mënyrë që të shpëtohej jeta e qindra mijëra njerëzve. Kremlini reagoi menjëherë, duke u shprehur se historia e kohës së

luftës e Shën Petersburgut, është në “rendin e saj të ditës”. Televizioni u vu nën presion, duke u çuar në prag të falimentimit. Më pak fjalë, është e qartë se rrethi i Putinit, jo vetëm që e toleroi takimin e fundit të evropianëve

të së djathtës ekstreme, por e bëri këtë me një shkallë të konsiderueshme të mirëdashjeje.

Tendencat nacionaliste

Incidenti, tregoi shkallën e konfuzionit politik, që është aktualisht i pranishëm në Rusi. Gazeta moskovite “Nezavisimaya Gazeta”, shkruante se elita politike ruse, ka braktisur instinktet e veta themelore dhe nuk mund të vlerësojë më në mënyrë të besueshme, se çfarë është e pranueshme dhe çfarë ajo. Fjala “fashizëm”, për shembull, është përdorur aq shpesh nga Kremlini këto ditë, sa pak në vend mund ta dine ende çfarë do të thotë ajo. “Junta” e Kievit është fashiste thotë Kremlini, njëlloj si ajo që po ndodh në Evropë në këtë moment.

Në Ukrainën Lindore, vullnetarët rusë po luftojnë kundër fashistëve. Asnjë nga njerëzit e Putinit, nuk duket se e vlerëson që tendencat nacionaliste në Rusi, pas aneksimit të Gadishullit Krimesë, i kanë përgatitur terrenin një forme të rrezikshme radikalizmi. Megjithatë, diçka duhet të jetë e qartë. Disa prej atyre që luftojnë në Ukrainën Lindore, nuk u rezervuan ta quajnë Putinin tradhtar, kur ky njoftoi se kishte rënë dakord me Perëndimin, për një armëpushim në Ukrainë, pas negociatave të zhvilluar në Minsk në muajin shkurt.

Rusia është shndërruar në një fortesë:”Jemi ne kundër botës”. Ky mendim, është kthyer në një lloj ideologjie kombëtare. Rusia kundër Amerikës;mënyra ruse, si një kontrast me kulturën e kalbur Perëndimore;nëse nuk jeni një patriot, atëherë jeni një tradhtar: Të menduarit në Rusi, është bërë i kufizuar ndaj ultimatumeve të tilla. Televizioni rus propagandon pikëpamjen – popullore para revolucionit, por edhe gjatë kohëve sovjetike – se rusët janë populli i zgjedhur i Zotit, dhe se Rusia është fanari më ndriçues që ekziston në botë për paqen. Vizioni utopik i të qenit populli më i mirë në botë, është rikthyer. Është e qartë, se ata që e izolojnë veten në një mënyrë të tillë, do ta kenë tepër të vështirë për të gjetur miq nëpër botë -dhe kanë pak zgjedhje, përveçse të rikthyejnë kokën nga nacionalistët, neo-nazistët dhe antisemitët. Por e gjitha kjo, nuk bëhet vetëm për politikë.

Ç’është më e keqja, ajo është një dozë e përditshme e urrejtjes dhe zemërimit për mendjen e popullit. Në Moskë dhe Shën Petersburg, ka ende disa liberalë. Por përtej? Miliona rusë jetojnë në qytete dhe fshatra, në shtëpi të shkatërruara me asnjë pajisje hidraulike, dhe thjesht me një sobë me dru për ngrohje. Por edhe hoteli më i largët ka një marrës

satelitor, “si një lloj veshi të bashkangjitur artificialisht”, sikurse shkruante dikur një gazetar i “Moskovskij Komsomolets”. “Në mbrëmje, banorët e këtyre qyteteve të ndotura dhe fshatrave të varfër, ulen para ekraneve të tyre televizive. Ata ndjekin me vëmendje moderatorin, që u tregoni atyre se e tërë bota i urren rusët, vetëm për shkak se ata janë rusë”. Ata nuk e vërejnë se janë humbur, dhe se në këtë mënyrë, i largohen edhe më tej realitetit.

Frika e Rusisë

Patriotizmi, që e ka kapluar vendin u jep madje edhe rusëve më të pafuqishëm në fshat, ndjenjën e të qenit superiorë ndaj atyre, që jetojnë në një jetë më të begatë në vendet demokratike. Ata lumturohen, kur Putin dërgon bombardues me rreze të gjatë mbi Atlantik, kur flet edhe për një “manovër të paplanifikuar” që përfshin dhjetëra mijëra ushtarë, kur njerëzit flasin mbi “armën e re të mrekullueshme ruse”. Dhe ata kënaqen, që Perëndimi edhe një herë ka frikë nga Rusia. Problemi është se kjo ndjenjë superioriteti, është gjithnjë e shoqëruar me urrejtje. Urrejtje edhe për bashkëqytetarët, që kanë një mendim të ndryshëm.

Urrejtje për Ukrainën, Perëndimin. Kjo urrejtje, e përzier
me gënjeshtrat më të paturpshme, ushqehet nga televizioni rus. “Rusët kanë qenë përherë të karakterizuar nga shpirtmirësia, bujaria e madhe dhe të përkujdesja”- thotë Andrej Zviagintsev, drejtor i filmit “Leviatan”, i cili portretizon kushtet feudale në provincën ruse, dhe u nominuar për çmimin “Oskar”, si filmi më i mirë i huaj.

“Por tani, komplekset ç’njerëzore të hakmarrjes, vetë-pohimi dhe urrejtja janë duke u zgjuar nga brenda
dhe vijnë në ekran. Karakteristika, që dremitën thellë brenda nesh, deri një apo dy vite më parë”- thotë rregjizori.

Kjo shpjegon edhe reagimet plot urrejtje, ndaj vrasjes së Boris Nemçovit. Zëvendësdhjaku i universitetit ku studion i biri i Nemçovit, tha pas vrasjes:Kjo është ajo që ndodh me “prostitutat”. “Tani- vazhdoi ai-ka një derr të pistë më pak në këtë vend”. Fakti që parlamenti kombëtar, Duma, refuzoi të mbajë një minutë heshtje për njeriun që dikur kishte qenë zv.kryeministër, s’duhet të harrohet dhe është shumë e habitshëm. Ndjenja se

shumë rusë janë fyer prej botës, është bërë thuajse një mitologji kombëtare. Por ky pakompromis i ashpër pikëpamjeshe, është shfaqur në psikikën ruse për një kohë shumë më të gjatë, sesa beson Zviagintsev.

Në Moskë, shpesh dëgjon njerëz të thonë se jeta njerëzore kishte me pak vlerë gjatë kohëve sovjetike, dhe se vendi ishte në gjendje të mundte nazistët, vetëm sepse Stalini e indoktrinoi popullatën, me idenë se për fitoren kishte vlerë çdo sakrificë, pa marrë parasysh sesa e madhe duhej të ishte ajo. Kjo, thonë njerëzit, ndihmon në shpjegimin pse betejat politike janë bërë aq të pamëshirshme. Psikologia Svetllana Aleksiviç, flet për një “sindrom të dhunës”, nga e cila Rusia s’mund të shpëtojë. Ajo thotë se vendi ka qenë në luftë thuajse vazhdimisht gjatë gjithë historisë së tij, një fakt që ka prodhuar një lloj individi me një “paaftësi themelore, për të jetuar një jetë civile e paqësore”. Në vend të kësaj, vazhdon ajo, rusët shohin çdo gjë nëpërmjet lenteve të fitores apo humbjes.

Një gjendje e përhershme lufte

Pas sulmit mbi Boris Nemçovin, ka pasur një moment të shkurtër, kur zëra të shquar si nga e majta, ashtu edhe e djathta apeluan për reflektim. “Ne duhet të pushojmë për një moment”- tha Anatoli Çubais, ish udhëheqës i administratës presidenciale dhe tani kreu i një kompani shtetërore. “Ata në pushtet, opozita, liberalët, komunistët, nacionalistët, konservatorët, të gjithë. Ne duhet të kalojmë të paktën një minute, duke menduar se ku po e çojmë Rusinë”- tha ai. Edhe një nga liderët më të njohur nacionalistë në vend, bëri thirrje për pajtim. Por ai moment kaloi shpejt.

Dhe televizioni gjithësesi nuk i kushtoi shumë vëmendje thirrjeve të tilla, duke vazhduar të veprojë sikur vendi
të ishte në një gjendje të përhershme lufte. I tillë është trualli, mbi të cilin filozofia aktuale politike e Rusisë i ka rrënjët. Populisti i krahut të djathtë, Vladimir Zhirinovski e formuluar atë kështu: “Konflikti në Ukrainë na ka dhënë një mundësi, për t’u rikthyer në rrethin e fuqive të mëdha. Është thelbësore që Rusia edhe një herë të

bëhet një perandori, si ajo që ishte nën carët ose gjatë epokës sovjetike. .. Pasi të kemi arritur këtë, ne mund të përqëndrohemi në zhvillimin e

ekonomisë sonë. Por së pari, ne duhet të çlirojmë veten nga
Perëndimi”.
Një filozofi e tillë është absurde, dhe pasqyron një mendim sovjetik. A mos rruga e forcës dhe tërheqja, të çon pikërisht në drejtim të kundërt? A nuk duhet që Moska të përqëndrohet kryesisht në zhvillimin e vendit të vet, në vend se të ndjekë ëndrrat gjeo- politike? Rusia ka fituar shumë para nga eksportimi i lëndëve të para, e megjithatë ende nuk ka arritur të ndërtojë një autostradë të mirë që ta lidhë atë me Shën Petersburgun.

Në qytetet më të brendshme, fabrikat, spitalet dhe shkollat e vendit janë mbyllur, ndërsa burrat po shkojnë në Ukrainën Lindore, për të luftuar për një botë imagjinare ruse. Atyre u është dhënë lamtumira në mënyrë festive, dhe me bekimin e pushtetit. Kjo është një situatë groteske. Vrasja e Nemçov dhe takimi i ekstremistëve në Shën Petersburg, janë një dëshmi e qartë se se mania e revanshizmit politik ka infektuar rëndë elitën politike ruse. Kjo është një mani që gjen rezonancë tek të gjithë ata rusë, të cilët ose janë të painteresuar në krijimin e një jete normale brenda kufijve të tanishëm të vendit, ose nuk janë në

gjendje ta bëjnë këtë, ka shkruar së fundmi një gazetar me Moska. Kjo-vazhdoi gazetari -vetëm mund të në çojë “drejt një katastrofë të madhe

kombëtare”. /“Der Spiegel”/ a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button