Analiza

Kështu Europa mund të ndalë carin (dhe të shpëtojë shpirtin)

TIMOTHY GARTON ASH

putinBashkimi Europian duhet medoemos të vërë në zbatim një plan 10-vjeçar për Ukrainën. Plani do të përcaktojë edhe atë që do të jetë realiteti europian pas një dekade. Si nderim për personazhin kryesor të kësaj Europe, që ka udhëhequr evolucionin e politikës europiane në drejtim të Ukrainës, mund ta quajmë Plani Merkel. Nëse do të ketë sukses, kjo do të thotë se vizioni tipik europian i rendit liberal do të ketë mbizotëruar ndaj recetës konservatore, nacionaliste, të kaosit të dhunshëm e të përhershëm, që përfaqësohet prej Vladimir Putinit. Nëse plani dështon, Europa do të dështojë.
Plani ynë duhet të zhvillohet në tre fronte, ushtarak, politik dhe ekonomik, ku gjithësecili do të ketë shumë komponentë, në gjendje që të ndryshojnë sipas rrethanave. SHBA duhet të luajnë një rol, por vetëm mbështetës dhe jo udhëheqës. Për të patur një plan, ne europianët duhet të dimë se ndaj kujt dhe ndaj çfarë po reagojmë. Kjo është e vështirë të përcaktohet, sepse gjendja mendore e Putinit është e paparashikueshme dhe arrogante, si e një despoti. Megjithatë, po hamendësoj se objektivi i tij, sot, është që të mbajë Ukrainën juglindore në një gjendje kaosi, ndarjeje pushteti dhe ndikimi rus, të tillë që të pengojë Ukrainën në tërësi që të konsolidohet si shtet sovran, në gjendje të ushtrojë funksionet e tij dhe të afrohet me BE-në dhe me NATO-n. Një element kyç në këtë strategji është një kufi ruso-ukrainas i brishtë, që u mundëson armëve dhe agjitatorëve rusë që të venë e të vijnë sipas qejfit.
Ndërkohë, vendet perëndimorë duhet të furnizojnë forcat e armatosura ukrainase me armë të zgjedhura, furnizime dhe stërvitje, sidomos për trupat në kufi. Në terma kohëgjatë, një prej strategjive themelore për të bërë që Putini të mos mbërrijë në “konfliktin e ngrirë” është që të mbyllet kufiri me Rusinë. Më tej duhet që të rroket çdo shans për bisedime diplomatike dhe politike. Por mundësinë që të mbërrihet në një marrëveshje kushtetuese në Ukrainën lindore, që do të ishte e pranueshme edhe për Rusinë e Putinit, edhe për Ukrainën e Kievit janë minimale. Asnjë prej të dy palëve nuk mundet të pranojnë atë që lënë të kuptohet termat decentralizim, federalizim apo “status i veçantë”, as edhe të bien dakord për fushat ku mund të zbatohen. Në sintezë, Putini realisht nuk mund të dëshirojë një marrëveshje të qëndrueshme, paqësore, jetëgjatë, sepse kjo do i mundësonte Ukrainës të vepronte si një shtet federal, në gjendje të afrohet me BE-në.
Ndërkohë, Europa mund të bëjë lëvizje të tjera politike. Tani që parlamenti europian dhe ai ukrainas kanë ratifikuar njëkohësisht marrëveshjen e asociimit, BE duhet ta ndihmojë Ukrainën që të bëhet një shtet në gjendje të ushtrojë funksionet e tij. I vetmi hap efikas që BE mund të bëjë për të ndikuar në opinionin publik ukrainas do të ishte lejimi i hyrjes pa viza për pjesën më të madhe të ukrainasve. Eksperiencat e të gjithë Europës Lindore post-komuniste e tregojnë këtë si strategjinë që sjell një ndikim më të shpejtë tek opinioni publik, por që natyrisht nënkupton t’i kërkosh shumë Europës perëndimore, e lodhur prej imigrimit. Në këmbim të këtyre stimujve të mëdhenj, ukrainasit duhet të angazhohen seriozisht për reformimin e shtetit të tyre. Kjo kërkon pikësëpari që t’i shpallet luftë korrupsionit monstruoz që ka qenë zanati kryesor i politikës së Ukrainës post-sovjetike.  Sa për Rusinë, nuk duhet harruar se pavarësisht popullaritetit që ka në këto momente, Putini nuk është Rusia dhe Rusia nuk është Putini. Në çdo deklaratë dhe veprim tonin, do të bënim mirë t’i riktheheshim këtij dallimi shumë të rëndësishëm. Pastaj, në një moment gjatë 10 viteve të ardhshëm, Putini do të largohet.
Ashpërsimi i sanksioneve ekonomikë ndaj regjimit do të përshpejtojë fundin e Putinit? Sanksionet që tani kanë filluar të peshojnë, madje edhe mbi kompanitë e mëdha energjetike ruse, si Rosnef, por në një periudhë kohëshkurtër, ndjesia e të qënurit nën rrethim, e forcuar edhe prej propagandës, mundet që edhe ta forcojë pozicionin politik të Putinit. Por, në një periudhë kohëgjatë sanksionet do t’ia gërryejnë themelet. Gradualisht, brenda pak vitesh, rusët do të bëjnë në mënyrë pragmatiste llogaritë për ata që janë interesat e tyre. Portofoli i familjeve do të ketë më shumë peshë se sa zemra imperiale kolektive.
Do të ndodhë kështu, mbi të gjitha nëse do të shihet që do të përparojë Ukraina dhe jo Rusia. Shumë e rëndësishme për përparimin e Ukrainës do të jetë gjetja e ekuilibrit të vështirë mes zhvillimit të lidhjeve tregtare dhe investimeve me BE-në, dhe nevojës për të mos ndërprerë marrëdhëniet ekonomike me Rusinë. Pastaj, është edhe energjia. Pothuajse gjysma e të hyrave të federatës ruse vijnë prej shitjes së naftës dhe gazit. Një pjesë e madhe e Europës aktualisht varet prej lëndëve djegëse ruse, për të mbajtur dritat hapur. Nëse Bashkimi Europian do të garantojë pavarësinë energjetike – që kërkon ndërvarësi energjetike dhe lidhjen mes vendeve të ndryshëm anëtarë – ekuilibrat e fuqive mes Rusisë dhe Europës do të nd

Leave a Reply

Back to top button