Analiza

Kështu Ukraina po ringre perden e hekurt

cosi lucrainaEshtë një botë e kthyer përmbys. Rusia akuzon perëndimin se po krijon një perde të hekurt, me pretekstin e krizës në Ukrainë: imazhi simbol i Luftës së Ftohtë, i dalë nga një fjalim i Winston Churchillit, me mijëra kilometra tela me gjemba si dhe një mur, rikthehet në deklaratat e ditës si të ishte një bumerang. Një çerek shekulli pasi ajo plagë nga veriu në jug të Europës dukej e shëruar, përplasja mes Moskës dhe Kievit risjell një gjuhë dhe një sjellje që besonim se ia kishim lënë historisë. Duket sikur tani po lulëzon një nostalgji reciproke për perden e hekurt: sepse Moska denoncon një tentativë të perëndimit për ta futur brenda këmishës së forcës të NATO-s dhe BE-së, ndërkohë që vetë Moska dëshiron të ngrejë një mburojë nga Perëndimi, duke përdorur për këtë qëllim Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Diplomacia ruse i quan “një turp” sanksionet që sapo ka ashpërsuar SHBA dhe BE, që shkojnë “përtej limitit të bonsensit” dhe e fusin krizën në një “qorrsokak”. Kremlini lë të kuptohet se sanksionet mund t’i kthehen kundër, deri edhe astronautëve të NASA-s që ndodhen në stacionin hapësinor ndërkombëtar. BE ka vendosur ngrirjen e pasurive dhe mosdhënien e vizave për 15 personalitete rusë. Japonia u ka mohuar vizat 23 rusëve, por pa dhënë emrat. Sanksionet e BE janë më të matura se sa ata të SHBA.

Ndërkohë në Lugansk, qendra e rajonit lindor me të njëjtin emër, më shumë se 3000 filorusë kanë sulmuar ndërtesat qeveritare. Ndërkohë, fluksi i gazit drejt BE-së përmes Ukrainës mbetet i qëndrueshëm, bën të ditur kolosi Gazprom, edhe pse mosmarrëveshjet me Kievin në lidhje me çmimin mund të krijojnë probleme për eksportet drejt perëndimit. Bisedimet mes BE, Rusisë dhe Ukrainas do të zhvillohen të premten në Varshavë. Ndërkohë, në Gjermani ka shpërthyer cështja Shrëder, pas daljes së fotografive të ish kancelarit që përqafon Putinin, ndërkohë që 4 vëzhgues ushtarakë gjermanë janë pengje në Slaviansk.

Leave a Reply

Back to top button