Histori

Këta dhjetë personazhe, kanë qenë shumë të ligj dhe shumë brutalë për librat e historisë

screen-shot-2016-12-03-at-08-59-09

Ne të gjithë kemi dëgjuar për Adolf Hitlerin, Josif Stalinin, Sadam Huseinin etj. Por çfarë mund thuhet për burrat dhe gratë e ligj, të cilët nuk përmenden në librat tanë të historisë? A është ndokush më i keq se Hitleri? A është ndokush që ka prerë shumë fyte njerëzish (fjalë për fjalë dhe figurativisht), sesa Stalini? Këta burra dhe gra të përfshirë në këtë listë, janë njerëzit që librat tanë të historisë i kanë harruar, dhe ndoshta nuk do të shfaqen në to për një kohë të gjatë.

10. Elizabet Bathori

Bathori lindi në 7 gusht 1560 në Hungari, dhe ishte i njohur si një konteshë. E lindur në një familje me pushtet në Hungari, ne ndoshta mund të supozojmë se ajo kishte një jetë luksoze. Bathori ishte i njohur tashmë si një zonjë gjakatare, për shkak të vdekjeve të panumërta të fshatarëve dhe të nëpunësve nën autoritetin e saj, të cilat ajo i vrau për shkak të statusit të saj të lartë.

Nga urdhrat e drejtpërdrejta të Mbretit Matias, bazuar në dyshimet e tij, ai dërgoi Kontin Giorgi Turzo në Kalanë Csejthe. Atje, ai zbuloi aktet makabre të Bathori. Turzo e kapi në flagrancë konteshën duke torturuar gra, kryesisht vajza të renja. Teknika e saj çnjerëzore e torturës, kishte të bënte me nguljen e gozhdëve në thonjtë e viktimës së saj, dhe i lidhur ato kokë poshtë për të lyer mjaltë, në mënyrë që t’i sulmonin milingonat dhe bletët.

Madje vetë Konti, mori pjesë në këto tortura për të kënaqur gruan e tij. Por kur ai vdiq në  fillim të viteve ‘600, metodat e Bathorit filluan të përkeqësoheshin. Bathori, së bashku me partneren e saj në krim (Ilona Joo, ish-infermierja e saj dhe magjistare), rrëmbenin vajza dhe i torturonin ato.

Ajo do t’u priste mishin, gatuante atë, dhe i detyrontë të hanin mishin e tyre. Bathori besonte se gjaku i njeriut e bënte lëkurën e një individi të dukej e re dhe e shëndetshme. Ajo i vriste këto vajza të reja për t’ia marrë gjakun, dhe me të lyente trupin e saj për të parandaluar plakjen.

9. Meri I, mbretëresha e Anglisë

Ne kemi dëgjuar të gjithë për legjendën urbane të fantazmës së një gruaje të quajtur Meri Gjakatarja. Thuaj 3 herë emrin e saj para një pasqyre në errërisë, dhe fap ajo shfaqet. E pra, ky mit është i bazuar tek Mbretëresha Meri. Në librat e historisë flitet shumë pak për të, dhe kryesisht fokusi është tek suksesi i saj si mbretëreshë. Katolikët dhe protestantët kanë patur gjithmonë konflikte mes njëri-tjetrit. Gjatë Reformës Protestante, ajo vrau qindra protestantë, duke i djegur ata në turrën e druve. Në përpjekjen e saj për ta bërë Anglinë katolike, qindra vetë vdiqën dhe shpresa e saj për një Angli më shumë katolike, dështoi.

8. Talat Pasha

Kryeministri i Sulltanit të Perandorisë Osmane, ishte përgjegjës për gjenocidin e popullit armen. Aktualisht, shumë amerikanë nuk kanë dëshirë ta cilësojnë atë një genocid, pasi Turqia cilësohet si aleati ynë, por ai ishte as më shumë e as më pak një gjenocid.

Kjo është edhe arsyeja pse Turqia s’mund t’i bashkohet BE-së, sepse qeveria turke nuk do të pranojë se ishte një gjenocid. Pasha u shpalli më shumë se luftë armenëve. Ai nxorri një urdhër për të zhdukur gjithë këtë komb. Armenët u torturuan, përdhunuan, vranë dhe iu grabitën të gjitha pronat dhe paratë.

Pasha dhe partnerët e tij i mbyllën armenët në kampet e përqendrimit. Ai i detyroi njerëzit të mbanin mbi shpinë furnizime të rënda, duke i detyruan të ecnin për kilometra të tëra, pa ushqim apo ujë. Në qoftë se ata nuk e përmbushnin këtë detyrë, vriteshin. Shumë individë u detyruan të përdhunojnë familjarët e tyre. Armenët u vranë me shkopinj, shtiza, çekiçë, sëpata, bajoneta dhe sharra. Ushtarët e Pashës u prisnin armenëve edhe organet seksuale. Pasha është përgjegjës për vrasjen e gati 1.5 milionë armenë, nga 2.5 milionë që ishin gjithësej para një shekulli.

7. Jozef Mengele

Shumë vetë thonë, ju s’mund të fajësoni ata që vrasin në përmbushje të urdhrave të marra nga lart. Nëse jeta tuaj ose e familjes, varet nga kjo gjë, sigurisht që do të zbatoni më përpikmëri atë që kërkohet, ky është instinkt njerëzor. Nën urdhrat e Hitlerit, Mengele ishte urdhëruar të vriste hebrenjtë. Atëherë pse Mengele bën pjesë në këtë listë?

Mengele ishte një mjek. Ai ishte në krye të drejtorisë, që dërgonte hebrenjtë në kampet e përqendrimit apo ata që duheshin ekzekutuar menjëherë. Ai zgjidhte njerëz për të bërë eksperimente. Eksperimentet e tij më të zakonshme u kryen mbi binjakët, ku ai do të shikonte dallimet dhe ngjashmëritë. Mengele do të përpiqej t’u ndryshonte binjakëve organet seksuale, derdhte kimikate në sytë e tyre, shihte mundësinë nëse mund të krijonte binjakë të bashkuar, prindërit detyroheshin të vrisnin fëmijët e tyre, ndërsa torturonte binjakët vetëm për të parë se sa kohë mund të mbijetonin.

Ai vrau 2.800 nga 3000 binjakët që iu nënshtruan eksperimenteve, dhe dërgoi afro gjysmë milionë njerëz në kampet e vdekjes. Në fund të luftës, u arratis në Gjermania dhe shkoi në Amerikën e Jugut, ku besohet se kreu eksperimente mjekësore tek më shumë se 90 binjakë.

6. Ajatollah Ruhollah Khomeini

Khomeini kishte patur një fëmijëri të vështirë, duke e humbur babain që kur ishte vetëm 5-muajsh, ndërsa u rrit nga e ëma dhe halla. Që në adoleshencë filloi të studiojë në thellësi Islamin. Khomeini besonte se udhëheqësi i një vendi, duhet të jetë model edhe një përsa i përket besimit fetar.

Në vend të vazhdimit të karrierës në politikë, ai u zhyt edhe më thellë në besimin e tij. Më pas u bë lideri fetar i Iranit në vitet 1979-1989.

Ai udhëhoqi Revolucionin Iranian, i cili vrau rreth 50.000 qytetarë. Gjatë revolucionit, në emër të “Allahut”, Khomeini urdhëroi ushtarët e tij të vrisnin njerëzit që nuk besonin; nëse ata dëgjonin muzikë, vriteshin ose përfundonin në burg; çiftet që kapeshin duke u puthur në publik, fshikulloheshin me rreth 100 kamxhikime në publik.

Civilët u qëlluan, varën, gazuan, masakruan me thika, gurë dhe u dogjën të gjallë. Dënimi për vjedhje ishte prerja e duarve. Grave u digjeshin fytyrat me acid. Mjetet e përdorura për të vrarë qytetarët varionin nga përdorimi i automatikut, shkopinjve dhe acidit.

Në vitin 1988, Khomeini urdhëroi njerëzit e tij të vrasin çdo të burgosur, në rast se ata nuk ishin penduar për mëkatet e tyre. Fëmijët do të vareshin nëpër vinça. Ai e mbajti peng 52 amerikanë për më shumë se një vit, kryesisht në ambasadën e SHBA, ndërsa disa u mbajtën deri në 6 vjet, gjithçka për shkak të këtij njeriu. Khomeini është përgjegjëse për Luftën e Shenjtë Isame dhe ngritjen e Al-Kaidës.

5. Tomas de Torkemada

Tani për ata që thonë:”Islami është një fe që vret njerëz të pafajshëm”, atëherë ky djalë këtu është për ju. Torkemada ishte inkuizitori i Spanjës në vitet 1483-1498. Në përpjekjen e tij për të shpëtuar kishën katolike në Spanjë, dhe në emër të Zotit, ai ishte përgjegjës për inkuizicionin spanjoll.

Inkuizicioni spanjoll ishte një “gjykatë kishtare”, që dënonte ata që kërcënonin pozitat e Kishës Katolike Romake.

Pa prova, Torkemada do të urdhëronte torturimin apo vrasjen e hebrenjve. Arsyeja:ai nuk i pëlqente. Hebrenjtë dhe shumë njerëz të tjerë, që mendoheshin se përbënin kërcënim për kishën, u torturuan, vranë dhe u detyruan për të dorëzojnë pronën e tyre. Fëmijët u lanë të vdesin nga uria. Kur qytetarët torturoheshin, ata ishin zakonisht lakuriq.

Metoda e preferuar e torturës për Torkemadën, ishte djegia e këmbëve dhe asfiksia. Njerëzit do të jetë piqeshin të gjallë në hell, vareshin dhe digjeshin. Torkemada do t’u shkulte krahët dhe këmbët, ai do t’i detyronte të pinin uje më zor, dhe përdorte një kordon shumë të ngushtë për t’i ndaluar rrjedhjen e gjakut viktimave të tij.

Ai do t’i shtypte njerëzit me pesha jashtëzakonisht të rënda, ata do të detyroheshin të uleshin në karrige me maja të mprehta rreth zonës së qafës, përdorte mjete që do ta detyronin trupin e tyre të shqyhej, u shkulte viktimave të tij thonjtë veshët, gjuhën, dhe organet gjenitale si dhe u rrjepte lëkurën. Veprimet dhe ideologjia e tij, ndikuan shumë tek mbretëresha e ardhshme e Spanjës Izabela dhe mbreti Ferdinand. Torkemada vrau mbi 30.000 njerëz.

4. Ivani i Tmerrshëm

Ivani i tmerrshëm, i njohur gjithashtu si Ivani IV, ishte Cari i Rusisë në vitet 1533-1584. Që fëmijë, ai kishte një natyrë gjakatare. Abuzonte me kafshë të tilla si qentë dhe macet, të cilat i hidhte nga maja e ndërtesave. Ai filloi të vriste njerëz që në vitet e adoleshencës, pasi kjo ishte “zbavitëse”.

Si Cari i Rusisë, ai ishte mjaft paranojak dhe besonte se të gjithë ishin kundër tij.

Ai do t’u rrëmbente qytetarëve shtëpitë dhe tokate, duke i detyruar ata që mbeten të pastrehë. Ivani shkatërroi qindra fshatra dhe qytete. Ai ishte përgjegjës për masakrën e Novgorodit, ku u torturuan dhe vranë mbi 60.000 njerëz. Ai krijoi dhomën e vet të torturës, dhe dënoi familje të tëra, të cilat besonte se ishin armiqtë e tij.

Ai mbante një ari, ndërsa urdhëroi që shumë njerëz të shqyheshin nga arinjtë dhe ujqërit. Ivani kishte një obsesion të tillë me njerëzit që vdisnin, saqë kur ai urdhëronte dënimet me vdekje, zakonisht ulej para skenës së ekzekutimit dhe vëzhgonte. Pranë tij gjendeshin prindërit, që shihnin torturimin dhe ekzekutimin e fëmijëve të tyre.

Disa ekzekutime zgjasnin deri në 15 orë! Ai u hiqte njerëzve brinjët përmes darëve të nxehta, ndërsa  përdhunonte vajza. Pasi u martua për një ditë, ai e vrau gruan e tij. Ivani e rrahu thjeshtrën e tij shtatzënë, sepse besonte se rrobat e saj ishin të papërshtatshme, dhe vrau djalin e tij duke e qëlluar në kokë pas një zënke. Ai ishte një vrasës serial, ndaj dhe e meritoi nofkën që iu vu më pas.

3. Idi Amin

Idi Amin është ai çfarë ne quajmë një politikan. Ai premtoi demokraci dhe ndryshim për popullin e Ugandës por edhe për botën. Në vend që ta kthente Ugandën në tokën e premtuar, ai e shndërroi atë në një tokë të varfër dhe një fushë vrastare. Amin konsiderohet si “diktatori më sadist në shekullin e XX-të”. Ai abuzoi me të drejtat e njeriut, vrau dhe dëboi 80.000 aziatikë nga Uganda, dhe ishte një shtypës politik.

Ai vrau qindra e mijëra njerëz nga populli i tij. Idi Amin do të shfaqte ekzekutimet direkt në televizion dhe torturonte dhe vriste ushtarë, zyrtarë qeveritarë, policë, inxhinierë, mjekë, gazetarë, dhe shumë të tjerë. Metodat e torturës së Amin varionin nga varrosja përsë gjalli, hedhja e njerëzit  në ujë për t’u shqyer nga krokodilat, detyronte njerëzit të hanin mishin e tyre, dhe madje gjymtoi një nga gratë e tij nëpërmjet bashkimeve me qepje të gjymtyrëve të saj. Ai e cilësonte veten një kanibal, ndërsa hante mish njeriu dhe pinte gjak. Amin vrau gati gjysmë milioni ugandas.

2. Pol Pot

Pol Pot shërbeu si kryeministër i Kamboxhias në vitet 1976-1979. Qëllimi i tij ishte që të shkatërronte tërësisht Kamboxhian, dhe më vonë ta kthente atë në një “epokë të re”. Pol Poti është i njohur si i vetmi njeri në histori, që urdhëroi një gjenocid kundër vendit të tij. Plani i tij ishte të ndalonte fenë budiste, pronën dhe paratë.

Ai i ndau familjet, dhe i detyroi njerëzish të kryejnë punë skllavëruese. Shumë prej tyre vdiqën nga kequshqyerja, kujdesi i tmerrshëm mjekësor, ekzekutimet dhe uria. Mijëra të tjera u varën dhe vdiqën nga sëmundjet. Gjatë sezonit të shirave, Pol Poti do të detyronte gratë shtatzëna, fëmijët, dhe të moshuarit të punonin në kanalet me ujë, ku ky i fundit mbërrinte deri në qafë; dhe nëse ata nuk arrinin të punonin ekzekutoheshin.

Nëse s’mund të punonin për shkak të ndonjë sëmundjeje, ose thjesht nuk ishin të aftë fizikisht, ata nuk do të ushqeheshin ose vriteshin menjëherë. Në rast se një civil bënte një gabim në punën e tij, do të rrihej për vdekje apo qëllohej. Kamboxhianët nuk kishte të drejtë të hanin nën sundimin e  Pol Potit. Nëse njerëzit kapeshin duke ngrënë, kur nuk ishin të lejuar ta bënin këtë, ata do të varroseshin të gjallë.

Pol Poti i urrente vietnamezët, dhe kishte për qëllim të vriste çdonjërin prej tyre që mund të kapte. Nëse ju nuk ishin vietnamezë, por dukeshit si i tillë, do të vriteshit.  Të burgosurit në Kamboxhia, detyroheshin të pinin urinë, dhe rriheshin me çekiç dhe sëpata. Pol Pot ruante kafkat e disa prej njerëzve që ai kishte ekzekutuar. Ai vrau gati 3 milionë njerëz nga populli i tij. Nëse më pyesni, Pol Poti është gjëja më e afërt me Stalinin.

1. Mbreti Leopold II i Belgjikës

Edhe pse ishte mbreti i Belgjikës, ai sundoi mbi Shtetin e Lirë të Kongos në vitet 1885-1908. Mbreti Leopold, është konsideruar si një manipulator i madh politik. Ai e bëri botën të besojë se po e ndihmonte Kongon, por në realitet, ai po sundonte duke përdorur punën e detyruar. Nën sundimin e tij, Kongos ishte subjekt i një regjimi të tmerrshëm.

Marrëdhënia ndërmjet Kongos dhe Mbretit Leopold, është konsideruar si skandali më i madh politik në histori. Njerëzit e tij torturuan dhe masakruan rreth 10 milionë kongolezë. Ata ekzekutoheshin në rast se nuk dorëzonin një sasi të mjaftueshëm mallrash. Shumë nga fshatrat u shkatërruan, vendasit do të arratiseshin xhunglave, ndërsa shumë prej tyre u përdhunuan nga njerëzit e Leopoldit.

Ndërkohë miliona vdiqën për shkak të urisë, dhe gati një gjysmë milionë vdiqën për shkak të sëmundjeve. Nën mbretërimin e tij në Kongo, Leopoldi vrau rreth 50 përqind të popullsisë. Nëse Pol Poti cilësohet Stalini i kësaj liste, Mbreti Leopold II ngjan më shumë me Hitlerin. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button