Histori

Këta janë revolucionarët më të mëdhenj të historisë

Screen Shot 2016-04-06 at 16.06.25

Historia jonë është historia e revolucionit. Që në fillimet e historisë së shkruar, revolucionet kanë qenë udhëhequr nga burra dhe gra që më pas janë skalitur në kujtesën tonë kolektive, si ndryshues të botës. Për nga vetë natyra e tyre, këta revolucione ndryshuan status quo-në, ndonjëherë për më mirë e ndonjëherë për më keq. A ishin të nevojshëm? Gjykojeni ju. Ja kush janë 25 revolucionarët më të famshëm të historisë.

Leon Trocki

Revolucionar dhe teoricien marksist, Trocki është i famshëm si themeluesi dhe udhëheqësi i parë i Ushtrisë së Kuqe.

Panço Villa

Emri i plotë i këtij revolucionari të famshëm meksikan ishte Jose Doroteo Arango Arambula.

Meena Keshvar Kamal

E njohur si Meena, ajo ishte aktiviste për të drejtat e grave afgane, që themeloi Shoqatën Revolucionare të të Drejtave të Grave. Meena u vra në vitin1987.

Emilio Aguinaldo

I njohur zyrtarisht si presidenti i parë i Filipineve, ai udhëhoqi ushtrinë e tij kundër Spanjës gjatë Revolucionit Filipinas dhe më pas kundër SHBA, gjatë luftës mes Filipineve dhe Amerikës. Vdiq në vitin 1964, në moshën 95 vjec.

Jose Maria Pino Suarez

Burrështetas meksikan dhe revolucionar, ai u vra në vitin 1913. Ia kishte dedikuar jetën e tij luftës për demokraci dhe drejtësi sociale në të gjithë vendin.

Sándor Petőfi

Një poet hungarez, Sándor ishte një prej figurave kyce të Revolucionit Hungarez në vitin 1848. Sot është hero kombëtar.

Sun yat-Sen

I konsideruar “Babai i kombit” në Republikën e Kinës, Sun është edhe i shumëdiskutuar e sulmuar, edhe shumë i nderuar.

Chen Jiongming

Një tjetër revolucionar kinez, Chen është më pak i njohur se sa Sun. Pavarësisht faktit që Chen dhe Sun kishin objektiva të ngjashëm, ata nuk binin dakord për metodologjinë. Në fund ata luftuan kundër njëri-tjetrit dhe që kur komunistët erdhën në pushtet, Cheni u harrua.

Pierre Beaumarchais

Dramaturg dhe revolucionar francez, Pierre luajti një rol kritik në lobimin tek qeveria franceze në emër të kolonive amerikane, kur këto luftonin për pavarësi. Para vdekjes, ai kishte gjithashtu një rol me shumë ndikim në fazat e hershme të Revolucionit francez.

Lord Byron

George Gordon Byron ishte një poet anglez që u detyrua të lërë vendin e tij për shkak të borxheve dhe skandaleve në marrëdhëniet me femrat. Ai nuk u kthye kurrë në Angli dhe përfundoi i përfshirë në luftën greke për pavarësi kundër perandorisë otomane. Sot konsiderohet hero kombëtar në Greqi.

George Uashington

Një gjeneral amerikan gjatë Luftës Revolucionare, George Uashington do të bëhej president i kombit të ri.

Nelson Mandela

Një revolucionar afrikano-jugor kundër Aparteidit, Nelson Mandela më pas u bë president i vendit dhe mbikëqyri përpjekjet për cmontimin e sistemit të racizmit të institucionalizuar që kishte dominuar për një kohë të gjatë.

Thomas Paine

I lindur në Britani, Thomas emigroi në kolonitë pikërisht në kohë për Revolucionin. Pamfleti i tij “Common Sense” ishte kritik në frymëzimin e luftës për pavarësi të kolonëve. John Adams ka thënë: “Pa penën e autorit të Common Sense, shpata e Uashingtonit do të ishte ngritur më kot”.

Francisco Madero

Francisco sfidoi presidentin meksikan Porfirio Diaz për presidencën në vitin 1910 dhe luajti një rol shumë të rëndësishiëm në nisjen e Revolucionit Meksikan.

Karl Marx

Shumë prej revolucionarëve dhe mendimtarëve në këtë listë do të bazonin filozofinë dhe ideologjitë e tyre mbi Marksizmin. Pa Karlin, bota do të ishte një vend i ndryshëm sot, për mirë a për keq.

Muammar Gaddafi

Ndonëse fundi i jetës së tij nuk ishte aspak për t’u patur zili, Muammar e nisi si revolucionar libian që mori pushtetin në një grusht shteti. Një udhëheqës kontradiktor, në kohën e sundimit të tij Libia pësoi ndryshime të mëdha, politikisht dhe ekonomikisht.

Mao Ce Duni

Një revolucionar komunist kinez, idetë e tij njihen si marksizëm-leninizëm-maoizëm. Disa e kanë konsideruar një antiimperialist, ndërsa të tjerë e kanë quajtur diktator brutal. Sido që të jetë, ai ka lënë shenjë në shekullin 20.

Aung San Suu Kyi

Pasi ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në burg, Aung San Suu Kyi është një udhëheqëse e opozitës birmaniane që ka marrë shumë nderime përreth botës. Ajo është personi i 4 që ka marrë nënshtetësinë e nderit në Kanada.

Kim Il-Sung

Pasi erdhi në pushtet në Korenë e Veriut me përmbysjen e sundimit japonez në 1945, Kim hodhi themelet për një prej regjimeve më shtypës dhe të izoluar në botë. Sot në Korenë e Veriut ai adhurohet dhe shihet si themeluesi revolucionar i kombit.

Ahmed Ben Bella

Një ushtar socialist algjerian dhe revolucionar, që më pas u bë president i Algjerisë, në vdekjen e tij Bella shihej nga shumë intelektualë si i fundit nacionalist origjinal arab.

Mahatma Ghandi

Udhëheqës i Lëvizjes Indiane për Pavarësi në Indinë e kontrolluar nga britanikët, Gandhi do të simbolizonte rezistencën pa dhunë.

Fidel Castro

Një prej personave më të urryer dhe adhuruar në botë, Fideli ishte padyshim një udhëheqës me ndikim dhe revolucionar në politikën kubane. Nën udhëheqjen e tij, Kuba u bë shtet socialist njëpartiak.

Vladimir Lenin

Kryeministër i Bashkimit Sovjetik deri në vdekje, Lenini është i famshëm për kontributin e tij në mendimin marksist që më pas u bë i njohur si Leninizmi.

Josip Broz Tito

Revolucionar jugosllav, Josip ishte udhëheqës i partizanëve, një prej lëvizjeve të rezistencës kundër nazizmit më efektive në Europë. Ndërkohë që disa e kanë kritikuar presidencën e tij për autoritarizëm, të tjerë e kanë quajtur diktator dashamirës.

Che Guevara

Ernesto “Che” Guevara ndonjëherë i njohur thjeshtë si Che, ishte një revolucionar marksist argjentinas që luajti një rol madhor në Revolucionin kuban. Sot ai përfaqëson kundërkulturën dhe rebelimin./bota.al

Leave a Reply

Back to top button