Psikologji

Femrat njëzëri dakord: Këto duhet të jenë cilësitë e një mashkulli perfekt

Çdo çift pohon se dashuria nuk është e mjaftueshmë për të mbajtur gjallë një marrëdhënie, apo martesë. Ekzistojnë edhe plot gjëra të tjera të rëndësishme që kërkojnë vëmendje. Ka edhe disa cilësi që ai duhet t’i ketë për të qenë mashkulli perfekt. Më poshtë do të lexoni disa cilësi që femrat pohojnë njëzëri se e bëjnë perfekt një mashkull.

  1. Qëndrueshmëria financiare

Mund të duket pak romantike, por edhe të ardhurat janë një pjesë tepër e rëndësishme në një marrëdhënie. Nuk po ju themi se nuk duhet të lidheni, apo të martoheni me një person të varfër, por nuk duhet kurrsesi të qëndroni pranë dikujt që nuk po bën asnjë përpjekje për të vënë pasuri në jetë, pasi ai person nuk ka asgjë për t’ju ofruar veç dashurisë së tij dhe e thamë më lart se dashuria nuk është e mjaftueshme.

  1. Të bën të qeshësh

Jeta ka plot ulje dhe ngritje, por pikërisht në momentet e vështira të saj, është e rëndësishme të kesh pranë një person me shpirt pozitiv dhe të lumturi, i cili të të bëjë të ndihesh mirë dhe të buzëqeshësh, edhe në momentet kur mendon se nuk do të mund të qeshësh dot. Nëse ai arrin ta bëjë një gjë të tillë, dije se është i duhuri.

  1. Ndani interesa të përbashkëta

Është e rëndësishme gjithashtu të keni interesa të përbashkëta. Pëlqimet e njëjta për gjëra të ndryshme do t’ju garantojnë të dyve se që të dy do të jeni në të njëjtën faqe përgjatë momenteve të ndryshme në jetë dhe do të dini se çfarë do të bëni, si do ta bëni, apo ku do të shkoni. Nuk është e domosdoshme që të pëlqeni të njëjtat aktivitete. Mjafton që të bini dakord me kompromis me personin që keni në krahë për gjërat që ai/ajo dëshiron të bëjë.

  1. Të sfidon

Po aq e rëndësishme sa është të keni interesa të përbashkëta, po aq e rëndësishme është të keni përkrah edhe një mashkull që ju sfidon të bëni gjëra që nuk i keni bërë ndonjëherë më parë. Psh të përballoni frikërat tuaja duke bërë gjërat që mendonit se nuk do t’i bënit kurrë ndonjëherë. Një mashkull i duhur është ai që ju shtyn të bëheni një person më i mirë, që ju plotëson dhe që përpiqet ta bëjë lidhjen tuaj më emocionante dhe interesante.

  1. Është besnik

Mund të themi hapur se asnjë cilësi tjetër nuk ka aq shumë rëndësi sa besnikëria. Tradhëtia është veprimi më e ulët që mund të ndodhë në një çift, ndaj duhet ta pranojmë se besnikëria është një virtyt që jo shumë persona e kanë. Ajo që ka rëndësi, është të sigurohesh për besnikërinë e tij përpara se të ndërmarrësh hapa të mëtejshëm në lidhjen tuaj. Nëse ai të qëndron besnik për një kohë shumë të gjatë dhe ta provon me vepra se sa të do, atëherë dije se është mashkulli i duhur. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button