Psikologji

Këto janë 10 gjërat që bën një femër e zgjuar në një marrëdhënie

Marrëdhëniet mund të jenë komplekse dhe për të pasur sukses, kanë nevojë për përpjekjen e të dy personave. Për këtë arsye, shumë veta këshillojnë që gjërat të mos bëhen të nxituara. Mirëpo ka një dallim lidhur me mënyrën se si e menaxhon një marrëdhënie një femër e zgjuar krahasuar me femrat e tjera. Ja çfarë bëjnë femrat e zgjuara në lidhje:

  1. Jeta e tyre nuk përqendrohet vetëm tek një person.

Kur kalohet shumë kohë në çift, fillon dhe krijohet një “varësi” jo e shëndetshme. Që lidhja të zgjasë sa më shumë, duhet që gjërat të shkojnë sa më natyrshëm. Një femër e zgjuar është edhe sociale dhe ka se me cilët persona ta mbushë ditën e saj.

  1. Janë të gatshme të bëjnë sakrifica.

Marrëdhëniet kërkojnë përkushtim, kohë, dashuri dhe sakrificë. Femrat e zgjuara janë të gatshme për një dashuri të tillë. Sigurisht, do të bënte çdo gjë për atë që donte, vetëm nëse do të shihte dashuri dhe përkushtim edhe nga ana e tij.

  1. Janë mirënjohëse.

Femrat e zgjuara e dinë se çdo gjë kërkon mund dhe saktificë, por janë mirënjohëse për çdo përpjekje të atij që duan. Kur ke një marrëdhënie afatgjatë, është shumë e thjeshtë të harrosh të vlerësosh gjithë mundin e personit tjetër. Femrat e zgjuara e kuptojnë se të ndash jetën me një person që do, është një dhuratë.

  1. Nuk shpenzojnë asnjëherë më tepër se sa fitojnë.

Pavarësia financiare është e rëndësishme dhe femrat e zgjuara e dinë si ta menaxhojnë buxhetin e tyre. Mjaft marrëdhënie përfundojnë për shkak të problemeve me paratë. Femrat e zgjuara e dinë këtë gjë dhe përpiqen ta shmangin kthimin e parave në një faktor stresi në marrëdhënien e tyre.

  1. Përqendrohen tek e mira.

Optimistët përpiqen të shohin të mirën tek partneri/ja dhe tek jeta e tyre. Jeta është tashmë e vështirë, por ende ka plot gjëra pozitive. Femrat e zgjuara e kanë kuptuar më së miri këtë gjë.

  1. Janë të respektueshme.

Ato i respektojnë ndjenjat e mashkullit të tyre, respektojnë mendimet e tyre dhe hapësirën personale. Kjo nënkupton se besojnë tek ai, se janë të edukuara dhe se nuk turpërohen prej tij në shoqërinë apo familjen e tyre.

  1. Lumturia e tyre nuk varet nga mashkulli.

Është e vërtetë që marrëdhëniet i bëjnë njerëzit më të lumtur, por gjithsecili e kontrollon edhe vetë disi se çfarë e bën të lumtur. Femrat e zgjuara kanë shpenzuar kohë dhe energji për të kuptuar se lumturia është një përgjegjësi personale.

  1. Nuk e zvogëlojnë suksesin e mashkullit të tyre.

Secili nga të dy partnerët në çift do të ketë suksese dhe dështime në jetë.  Në vend që të grinden në raste dështimesh, femrat e zgjuara e mbështesin partnerin e tyre. Sado që ato mund të kenë një rrogë më të lartë, sërish nuk i zvogëlojnë sukseset e atij që kanë në krahë.

  1. E pranojnë veten.

Femrat e zgjuara i dinë vlerat e tyre E dinë se mund të japin shumë në një marrëdhënie dhe dinë ta vlerësojnë veten, përpara se t’i vlerësojë çdo mashkull.

  1. Dinë si të marrin vendime.

Ato duan të marrin përherë vendimet e duhura dhe gjithmonë duke rënë në kompromis edhe me atë që kanë në krahë. Femrat e zgjuara e dinë se kompromisi nuk është dorëzim; nuk do të thotë se ke humbur në një diskutim, por se të dy keni fituar për ta çuar përpara marrëdhënien tuaj me një vendim të drejtë dhe të pranuar nga të dy. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button