Psikologji

Këto janë 5 mësimet më të rëndësishme për jetën. Bëni mirë t’i lexoni…

  1. Ti nuk je special.

Gabimi më i madh që ne bëjmë, është të mendojmë se ne jemi më të veçantët në botë dhe mund ta ndryshojmë botën. Jo, s’është aspak e vërtetë. Ne nuk jemi as Bill Gates, as Marc Zuckerberg e as ndonjë prej presidentëve të njohur. Nuk e kemi ne fuqinë për ta ndryshuar botën, nëse nuk ndryshojmë veten tonë fillimisht.

  1. Duhet ta pastrosh shtëpinë dhe ta mbash atë të rregullt.

Është një nga parimet bazë të jetës. Organizimi i shtëpisë dhe mbajtja pastër e saj duhet të jetë një nga gjërat kryesore në jetën e gjithsecilit nga ne. Bën mirë që ta bësh pjesë të rutinës tënde, sepse vetëm kështu mund të ndihesh i organizuar dhe i strukturuar. Nuk mund të kërkosh për rregull dhe përpikmëri tek të tjerët, nëse nuk je vetë në rregull apo i përpiktë.

  1. Jo çdokush do të të pëlqejë.

Ky është një nga mësimet e sigurta në jetë. Nuk ke për t’i pëlqyer të gjithëve, sepse jo të gjithë kërkojnë të njëjtat gjëra në njerëzit që i rrethojnë. Kjo do të thotë se mund të kenë edhe mospëlqime ndaj teje, mospëlqime fizike ose të lidhura me personalitetin. Kjo gjë nuk duhet të të demoralizojë aspak.

  1. Duhet të jesh mirënjohës.

Është një nga rregullat bazë që duhet të ndjekësh në jetë. Të jesh mirënjohës është virtyt dhe ke plot arsye për të qenë mirënjohës. Nëse sheh rreth vetes tënde, ke për të gjetur një mori arsyesh për të qenë falenderues dhe mirënjohës. Ji i tillë, pasi kjo të lartëson ty vlerat në sytë e të tjerëve dhe të bën ty të ndihesh më mirë.

  1. Qesh, fal dhe dhuro dashuri.

Së fundmi, por jo më pak të rëndësishmet janë tri hapat që duhet të zbatosh në raport me këdo. Ti meriton të kesh pranë vetes njerëz që të bëjnë të qeshësh, të falin në gabimet e tua dhe të dhurojnë dashuri. Këtë gjë duhet të bësh edhe ti në raporte me të tjerët, pasi marrëdhëniet ndërtohen mbi bazën e dhënies dhe marrjes. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button