Enciklopedike

Këto janë arsyet se pse zgjedhim të bëjmë tatuazhe

Tatuazhet janë art më vete. Më poshtë po ju japim disa nga arsyet se pse njerëzit vendosin të bëjnë tatuazhe.

  1. Identifikojnë vetveten.

Shumë njerëz bëjnë tatuazhe për të treguar një aspekt të jetës së tyre, apo të personalitetit të tyre. Mirëpo për të arritur në momentin që të shprehësh sa më mirë atë që dëshiron, është e nevojshme për të kontrolluar disa ide për tatuazhe në faqe të ndryshme në internet, derisa të gjesh të duhurin për ty.

  1. Kujtojnë të dashurit.

Më të preferuarit në këtë aspekt janë tatuazhet gri ose të zinj. Mirëpo në ditët e sotme mund të bëni tatuazhe me ngjyra të ndryshme, sipas dëshirës suaj. Disa madje nuk preferojnë të bëjnë tatuazh me fytyrën e atyre që duan, por me shkrimin e tyre duke treguar gjënë më karakteristike të atyre që duan.

  1. Për të treguar stil.

Shumë persona preferojnë që t’i shprehin dëshirat dhe shijet e tyre mbi fashionin nëpërmjet tatuazheve. Që nga ato me një femër të veshur me stil e deri tek tatuazhet e ndryshme në gri ose të zi, ato përdoren gjerësisht sot për të përshkruar stilin individual të personave.

  1. Për t’u dukur gangsta.

Epo ka edhe nga ata që duan të tregojnë tipin e keq nëpërmjet tatuazheve në trupin e tyre. Jo më kot, sipas historikut të origjinës së tatuazheve, thuhet se këto të fundit e kanë pasur origjinën në burgje dhe në bandat kriminale.

  1. Për përfitime personale.

Edhe pse jo një arsye shumë e shpeshtë në ditët e sotme, përsëri ka persona që “shesin” trupin e tyre për të reklamuar tatuazhe të ndryshme për firmat që ofrojnë shërbime të tilla. Dhe pagesat duhet të themi që janë mjaft të majme. Kaq e vërtetë është kjo, saqë një kazino online e pagoi 15.000 dollarë një grua vetëm që të bënte tattoo në ballin e saj logon e kazinosë.

Leave a Reply

Back to top button