Psikologji

Këto janë dëshirat më të mëdha të çdo femre…

“Një dashuri të madhe, një familje të madhe dhe një mik për gjithë jetën”

Çdo femër ëndërron të përjetojë një histori të bukur dashurie, të ndërtojë një familje të madhe, të jetë e dashur nga dikush dhe të mos ketë përkrah një bashkëshort, por një mik për gjithë jetën. Një partner për të ndarë gjithë pjesën e mbetur të jetës së saj, sepse edhe heronjtë kanë nëvojë për mbështetje gjatë rrugëtimit të tyre.

Mund të duket si një klishe, por ajo për të cilën shpreson një femër, është të ndiejë një dashuri të madhe në jetë, të ketë një të fejuar, një burrë, një mik. Ajo pret për të gjitha këto, por askush nuk e kupton rëndësinë e një personi të tillë në jetën e një femre.

Për çfarë ka rëndësi një dashuri e madhe prej dikujt në jetën e një femre?

Mund të kesh ndonjë mik tëndin të ndrojtur dhe single, por me një karrierë perfekte, me një makinë të mirë, me shtëpitë e veta dhe gjithçka duket në rregull për të. Ai mund të thotë edhe se ka një jetë të bukur. Në ndryshim me të, nëse ke një vajzë të tillë në rrethin tënd shoqëror, jeta e saj nuk është aspak e bukur dhe aspak në rregull, sepse një dashuri në jetën e saj është forcë për të, është drejtimi i duhur në jetë. Kjo nuk do të thotë se ajo nuk ia del dot e vetme, përkundrazi, ajo ia del mjaft mirë, por një mashkull që e do në krahë, e bën atë më produktive në shumë aspekte. Sot femrat mund të korrin sukses profesional, të jetojnë të vetme, të udhëtojnë nëpër botë dhe kjo tregon se ato mund të jetojnë të vetme.

Po ana e saj femërore, që duket sikur ka humbur në mes të karrierës së saj, është akoma brenda saj. Çdo femër dëshiron një histori dashurie në jetë, dëshiron të ndërtojë një familje të madhe, ta dojë dikush dhe të ketë një mik për gjithë jetën. Një partner për të ndarë çdo aspekt të jetës së saj. Siç e thamë më lart, edhe herojnë kanë nevojë për ndihmë në jetën e tyre. Ndaj, pse të mos kesh dikë që të plotësojë dhe të jetë miku yt në çdo aventurë që ndërmerr? / bota.al

Leave a Reply

Back to top button