Psikologji

Këto janë disa mënyra të thjeshta, për ta reduktuar stresin në mënyrë natyrale

Ne kemi plot probleme, për të cilat duhet të shqetësohemi. Bota dhe jeta jonë e përditshme ndikon në mënyrë të pashmangshme në shëndetin tonë emocional, shpesh herë në mënyrë negative, pasi ne priremi të mendojmë për problemet tona, në vend që të mendojmë për momentet e bukura që kemi kaluar. Në do të mendojmë pashmangshmërisht për problemet, për financat tona, apo për ndonjë familjar që është i sëmurë. A nuk të duket edhe ty sikur në momentin që njëri problem zgjjidhet, një tjetër shfaqet? Duke i ditur këto, është mirë që të gjithë ne t’i njohim mënyrat se si ta përballojmë stresin në mënyrë natyrale. Më poshtë keni disa prej tyre, të cilat shpresojmë t’ju vijnë edhe juve në ndihmë.

  1. Mbaje mendjen të përqëndruar vetëm në një gjë.

E dije se në mendjen e secilit nga ne kalojnë rreth 50-70 mijë mendime në ditë? Kjo gjë shpesh na shpërqëndron në realizimin e detyrave tona të përditshme. Ndaj, është e rëndësishme të mos i mendosh gjërat e panevojshme dhe ta përqëndrosh trurin vetëm në atë çfarë po bën në një moment të caktuar.

  1. Bëj gjërat që të pëlqejnë.

Jeta është tepër e shkurtër për ta kaluar duke bërë gjërat që nuk të pëlqejnë dhe që në fund kanë për të të stresuar. Ndaj fillo të bësh gjërat që të pëlqejnë, pikturo, lexo, dil me shoqërinë, luaj. Bëj çdo gjë që do të të bëjë të ndihesh më mirë dhe më i/e re në shpirt.

  1. Fol me njerëzit.

Duke mbajtur parasysh sërish se jeta është tepër e shkurtër, mundohu të dalësh dhe të flasësh me miq dhe familjarë. Dilni dhe bisedoni, hani diçka bashkë, ose thjesht mblidhuni në shtëpi dhe bëni muhabet duke shijuar një kafe bashkë. Duhet të kini parasysh se nuk duhet ta kufizoni veten duke bërë vetëm këto gjëra, por duhet edhe të mos hiqni dorë prej tyre, nëse kërkoni të jetoni një jetë pa strese.

  1. Hani dhe jetoni shëndetshëm.

Shpesh ne nuk i mendojmë pasojat që ka në shëndet ushqimi dhe nuk i rezistojmë dot një ushqimi në fast food, apo një pijeje alkoolike. Puna jonë gjithashtu na pengon në kryerjen e aktivitetit fizik dhe për pak kohë e gjejmë veten mbipeshë dhe të stresuar për kilet tona të tepërta. Është e rëndësishme të ndjekim një dietë të ekuilibruar gjatë vakteve tona, si dhe të kryejmë mjaftueshëm aktivitet fizik. Aktiviteti fizik është elementi kryesor i çlirimit tonë nga stresi.

  1. Bëni një ndryshim në botë.

I famshmi, Mahatma Gandhi ka thënë: “Bëhu ndryshimi që kërkon të shohësh në botë”. E imagjinoni dot se sa ndryshe do të ishte shoqëria jonë, nëse secili nga ne do t’i kushtonte vetëm 10% të kohës së lirë përmirësimit të shoqërisë? Këtë gjë mund ta bësh shumë lehtë duke ndihmuar një person në nevojë. Në këtë rast ti nuk ndihmon vetëm atë, por ai person më vonë do të ndihmojë dikë tjetër e kështu me radhë duke u bërë më të lidhur me njëri-tjetrin. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button